
Zvarritja e punëve
Zvarritja përshkruhet si: Shtyrja e një pune pa ndonjë arsye, për të cilën kemi marrë vendim ta kryejmë. Nganjëherë personi përtac e jo serioz edhe vetë aktin e vendimmarrjes e shtyn pa arsye.
Si sinonim për zvarritjen dhe joseriozitetin mund të përmendim koncepte si përtacia dhe të qenurit anemik. Kjo sepse në joseriozitet vërehet një lloj përtacie e plogështie. Po ashtu si sinonim për zvarritjen e obligimeve shoqërore mund të përmendim nocione si papërgjegjësia, shmangia, lënia e punëve mënjanë etj.. Siç e vërejmë, kemi të bëjmë me ca lloj zvarritjesh e joserioziteti që disa prej tyre mund t’i klasifikojmë si kohore, që pikërisht janë ato të cilat lidhen me shtyrjen e kohës për kryerjen e një detyre.
Huazuar nga broshura e “Kolegjit Saadi”, Tiranë.
(Revista “Vlera”, nr. 7, nëntor 2011, fq. 21)