Edukim i FëmijeveFamiljePër jetëPsikologjiShkenceSociologji

Zhvillimi dhe krijimi i personalitetit

Vazhdim

Zhvillimi dhe krijimi i personalitetit

Sipas kuptimit të Frojdit, zhvillimi i personalitetit është një proces i vazhdueshëm që kalon nëpër fazat e vendosura. Fazat më të rëndësishme të zhvillimit të personalitetit janë ato që ndodhin në pesë vitet e para të jetës kur struktura “prototip” e një njeriu të rritur formohet në masën më të madhe.

Në zhvillimin e personalitetit bëhen përpjekje të mëdha për të studiuar se çfarë e karakterizon njeriun në tërësi. Sa i përket zhvillimit të personalitet ai bazohet në tre komponentë kryesore të cilat janë;

  1. Zhvillimi emocional,
  2. Zhvillimi moral dhe
  3. Zhvillimi social tek një individ.

Nga ana tjetër familja, shkolla dhe mjedisi shoqëror përbëjnë tre faktorët më të rëndësishëm në shtrimin e themeleve të personalitetit dhe përcaktimin e karakterit të një njeriu.

Psikologjia moderne i jep shumë rëndësi fenomenit pak të kuptuar të personalitetit, diçka së cilit nuk i është kushtuar shumë vëmendje në psikologjinë e vjetër. Padyshim, faktorët social luajnë një rol të drejtpërdrejtë e të rëndësishëm në formimin e personalitetit dhe shumë nga cilësitë e njeriut janë ato të formuara nga mjedisi i jashtëm.

Lidhur me persoanalitetin psikologu David Myers jep një definicion shumë përkatës i cili thotë: “Personaliteti paraqet një mënyrë karakteristike të sjelljes për një individ, sfondin e të cilës e përbëjnë mënyrat e të menduarit, ndjenjat dhe veprimet e tij. Është pra ky një përkufizim që pasqyron jo vetëm aspektet e jashtme (veprimet), por edhe ata të brendshme (mendimet dhe ndjenjat)”.

Vazhdon

Autore: Ikballe Berisha Huduti

(Revista “Vlera”, nr. 26, maj/qershor 2018, fq. 30)

Të ngjashme

Back to top button