FakteHistoriKurioziteteOpinionePolitik

Winston Churchill-it i pëlqente Islami

Letra zbulon se familja e z. Winston Churchill e kanë lutur atë të mos kthehet në Islam. Ai ishte një mbrojtës i vendosur i Perandorisë Britanike, por kishte një dashuri për Orientin dhe Islamin. Familja e z. Winston Churchill i kërkoi atij të luftonte kundër dëshirës për t’u kthyer në Islam – shkruan në një letër të sapozbuluar.

Kryeministri që udhëhoqi Britaninë drejt fitores në Luftën e Dytë Botërore me sa duket ka qenë tejmase i interesuar në Islam dhe kulturën e Orientit saqë familja e tij i ka shkruar letër drejtuar atij me përpjekjen për ta bindur të mos bëhej musliman.

Në letrën e cila daton nga gushti i vitit 1907, kunata e z. Churchill i kishte shkruar atij: “Ju lutem, mos u konvertoni në Islam. Kam vënë re dispozicionin tuaj për tendencat drejt orientales, tendenca lidhur me Pasha-të, unë vërtet e kam vënë re. Në qoftë se ju konvertoheni në musliman, ky ndërrim do të ketë me shumë lehtësi ndikim shumë më të gjerë se sa ju e keni menduari, do bëhet thirrje e gjakut, më kuptoni se çfarë dua të them, do të luftojnë kundër teje”.

Letra, e cila është zbuluar nga një hulumtues në Universitetin e Kembrixhit, Warren Dockter, është shkruar nga Lady Gwendoline Bertie e cila u martua me Jack-un, vëllanë e Churchillit. “Churchilli kurrë nuk e kishte menduar konvertimin më parëtregoi dr. Dockter për “The Independent” – “Ai ishte në atë kohë një ateist, por ishte i fascinuar nga kultura islame gjë e cila ishte e zakonshme në mesin e viktorianëve”.

Churchilli kishte mundësinë për të vëzhguar shoqërinë islame kur ai shërbeu si oficer i ushtrisë britanike në Sudan. Në një letër drejtuar Lady Lytton më 1907, Churchilli shkroi se ai “dëshironte të ishte një Pasha”, gradë kjo e cila ishte e dalluar në Perandorinë Osmane.

Ai madje ishte pasionant pas rrobave arabe – një entuziazëm i përbashkët me mikun e tij Wilfrid S. Blunt. Por dr. Dockter mendon se familja e Churchill-it nuk duken të kenë qenë të shqetësuar për interesimin e tij në Islam: “Lady Gwendoline Bertie do të kishte qenë e shqetësuar për shkak se Churchilli kalonte kohë të shumtë me mikun e tij, Wilfrid S. Blunt i cili ishte një arabolog i njohur, anti-imperialist dhe poet. Edhe pse ai dhe Churchilli ishin miq dhe visheshin njëlloj me rroba arabe në ndejat e Bluntit, ata rrallëherë ranë dakord me njëri-tjetrin”.

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 20, tetor/nëntor 2016, fq. 34-35)

Të ngjashme

Back to top button