Kuriozitete

Winston Churchill – e pëlqente Islamin

Winston Churchill – e pëlqente Islamin

Me të verdha shiko fotot me ja gjet

Letra zbulon se familja e Z. Winston Churchill e kanë lutur atë të mos kthehet në Islam. Ai ishte

një mbrojtës i vendosur i Perandorisë Britanike, por kishte një dashuri për orientin dhe islamin.

Familja e Z. Winston Churchill i kërkoi atij të luftonte kundër dëshirës për t’u kthyer në Islam-

shkruan në një letër të sapo zbuluar.

Kryeministri që udhëhoqi Britaninë drejtë fitores në Luftën e Dytë Botërore me sa duket ka qenë

tejmase i interesuar në Islam dhe kulturën e orientit saqë familja e tij i ka shkruar letër drejtuar

atij me përpjekjen për t’a bindur të mos bëhet musliman.

Në letrën e cila daton nga Gushti 1907, kunata e Z. Churchill i kishte shkruar atij: “Ju lutem,

mos u konvertoni në Islam; Kam vënë re dispozicionin tuaj për tendencat drejtë orientales,

tendenca lidhur me Pasha-të, unë me të vërtetë e kam vënë re.”

“Në qoftë se ju konvertoheni në musliman, ky ndërrim do të ketë me shumë lehtësi ndikim

shumë më të gjerë se sa ju e keni menduari , do bëhet thirrje e gjakut, më kuptoni se çfarë dua

të them, do të luftojnë kundër teje.”

Letra, e cila është zbuluar nga një hulumtues në Universitetin e Kembrixhit, Ëarren Dockter,

është shkruar nga Lady Gëendoline Bertië e cila u martua me Jack-un, vëllanë e Churchillit.

“Churchilli kurrë nuk e kishte menduar konvertimin më parë,” tregoi Dr Dockter për “The

Independent.”Ai ishte në atë kohë një ateist, por ishte i fascinuar nga kultura Islame gjë e cila

ishte e zakonshme në mesin e Viktorianëve.”

Churchilli kishte mundësinë për të vëzhguar shoqërinë islame kur ai shërbeu si officer i ushtrisë

britanike në Sudan. Në një letër drejtuar Lady Lytton ne 1907, Churchilli shkroi se ai “dëshironte

të ishte” një Pasha, i cili ishte një gradë e dallimit ne Perandorinë Osmane.

Ai madje ishte pasionant pas rrobave arabe – një entuziazëm i përbashkët me mikun e tij Ëilfrid

S. Blunt. Por Dr Dockter mendon se familja e Churchill-it nuk duken të kenë qenë të shqetësuar

për interesimin e tij në Islam.

“Lady Gëendoline Bertie do të kishtë qenë e shqetësuar për shkak se Churchilli kalontë kohë të

shumtë me mikun e tij, Ëilfrid S. Blunt i cili ishte një Arabolog i njohur, anti-imperialist dhe

poet. Edhe pse ai dhe Churchilli ishin miq dhe visheshin njëlloj me rroba arabe në ndejat e Blunt,

ata rrallë herë ranë dakord me njëri tjetrin.”

Të ngjashme

Back to top button