Uncategorized

Vetërespekti – çelësi i lumturisë

Të gjithë ne, si qenie njerëzore, kemi nevoja të shumta, mirëpo një nga këto nevoja të mëdha
është respekti. Ne sikur vuajmë që të respektohemi, pra, në një formë, që të vlerësohemi për
atë çka jemi dhe çfarë bëjmë, sa që nganjëherë mundohemi që t’i kënaqim pambarim shijet dhe
nevojat e të tjerëve dhe në një mënyrë t’i impresionojmë dhe kërkojmë famën në emër të
popullaritetit dhe vetënjohjes. Mirëpo për aq kohë sa këtë do ta kërkojmë nga të tjerët, kjo nuk
do të jetë asnjëherë e mjaftueshme. Gjithnjë do të ekzistojë etja për më shumë respekt.
Unë duhet të kërkoj respektin brenda vetes sime dhe të gjej vetërespektin tim.
Unë e kuptoj se jam qenie njerëzore, trup fizik dhe qenie shpirtërore njëkohësisht.
Vetërespekti është baza e qenies sime shpirtërore, por jo në ekzistencën time fizike, e as në pamjen time apo në pasurinë materiale, profesionin apo statusin tim. Rrethanat e jashtme gjithnjë ndryshojnë, pamja ime ndryshon, pasuria ime përjeton fitime dhe humbje, pozita ime nëshoqëri mund të më merret. Përderisa vetërespekti im personal është i varur nga këta elementë
të jashtëm atëherë unë jam duke jetuar në botën e iluzioneve dhe bindja se ekziston diçka në të cilën s’mund të mbështetem.

VETËRESPEKTI ËSHTË GJENDJA E BRENDSHME E PERSONIT
THEMELI I VETËRESPEKTIT ËSHTË VLERA E TËRË JETËS
Vlerat mes nesh ndryshojnë në mënyrë të pandërprerë. Ne jemi të ndryshëm dhe vlerësohemi
jo njësoj, sepseja që nuk ekziston askush sikur unë. Nuk ekzistojnë dy qenie njerëzore që janë
njësoj dhe pikërisht këto ndryshime e përbëjnë larminë e jetës.
Çdo jetë është e vlefshme sepse çdo qenie njerëzore është krijesë e veçantë për Krijuesin.
Dashuria e Krijuesit është për secilën krijesë dhe shpirt njerëzor. Mëshira e Krijuesit është e
drejtuar tek secili prej nesh në mënyrë të veçantë, prandaj unë duhet ti them vetes:
Unë jam e vlefshme/i vlefshëm dhe bëj më të mirën që mundem.
Unë kam bërë shumë gabime dhe unë do mundohem t’i përmirësoj ato në të ardhmen aq sa
mundem.
Mirëpo ende vlej!
Unë e përmbush jetën me vetërespekt. Lirohem nga nevoja e respektit prej të tjerëve.
Unë e vlerësoj vet veten time dhe e përmbush veten time me këtë vlerësim.
Ndërsa hap pas hapi krijoj qëndrueshmëri në këtë bindje time.
Unë as nuk jam më e mira/i miri, as më e keqja/i keqi në raport me qeniet e tjera njerëzore.

Ndiej se jetën time e ushqen shpresa e vetërespektit dhe nuk varem më nga të tjerët.
Unë jam e lirë/i lirë t’u jap të tjerëve respekt dhe të lirohem nga arroganca e trupit.

Të ngjashme

Back to top button