IslamologjiMësime IslameShëndetësi

Ushqimet e dobishme dhe ushqimet e dëmshme gjatë muajit të Ramazanit

Agjëruesit duhet të evitojnë përdorimin e ushqimeve që përmbajnë karbohidratet të përpunuara si sheqeri, mielli i bardhë, ëmbëlsira me krem, biskota me krem, bakllava, hallva me shumë sheqer dhe yndyrë si dhe mishra me yndyrë.

Gjithashtu duhet të përdoren më pak pije me kafeinë si çaj, kafe, kola, sepse kafeina e shton urinimin dhe për këtë arsye, gjatë ditës agjëruesi ndjen mungesë lëngjesh dhe etje.

Nga ana tjetër, ushqimet me pak yndyra dhe të përgaditura me pak vaj vegjetal, të shoqëruara me patate apo me perime të ziera si dhe me kos, bëjnë pjesë në grupin e ushqimeve më të shëndetshme. Duhet të përdorni ëmbëlsira të përgadituta me qumësht, mjaltë ose lëndë të tjera natyrore kryesisht bimore.

Autorë:

Ali Jazdinezhad dhe
Sejed Ramazan Mohsenpur

Huazuar nga libërthi: “Udhëzues shëndetësor për muajin e bekuar të Ramazanit”, përktheu: Almir Shakollari, botues: “Fondacioni Kulturor Saadi Shirazi”, Tiranë 2002, fq. 8.

Të ngjashme

Back to top button