HistoriIslamologjiKëshille e PytjeMësime IslameTregime Urtesie

URTIA E LLUKMANIT TË SHENJTË

E përktheu dhe e përgatiti:
Burim MORAVICA

Një ditë Llukmani i tha të birit: “Sot do t’i jap tri këshilla ashtu që përmes tyre t’i realizosh dëshirat tua dhe t’i arrin qëllimet e tua:

– Përpiqu që gjatë jetës tënde të hash ushqimin më të mirë në botë.
– Përpiqu që të fleshë në shtratin më të mirë në botë dhe,
– Përpiqu t’ia dalësh mbanë që të jetosh në pallatet dhe shtëpitë më të bukura në botë
”.

Djali pasi dëgjoi këto pyeti i habitur: “O baba ne jemi një familje e varfër si ka mundësi t’i arrijë këto gjëra?

Llukmani i tha: “Unë do ta mësoj sekretin e arritjes së tyre:

– Nëse e vonon pak shujtën dhe ha më pak sasi, secili ushqim do ta ketë shijen e ushqimeve më të mirë në botë.
– Nëse do të punosh paksa më tepër dhe të biesh në gjumë më vonë, kudo që të shtrihesh do të ndjehesh se ai është shtrati më i mirë në botë dhe,
– Nëse do të ndërtosh miqësi me njerëzit, do të gjesh vend në zemrat e tyre dhe kjo të bënë të ndjehesh sikur jeton në shtëpitë më të bukura të botës
”.

(Revista “Vlera”, nr. 9, nëntor/dhjetor 2013, fq. 40)

Të ngjashme

Back to top button