HistoriIslamologjiMësime Islame

UMMU EBIHA (Nëna e babait të saj)

POEZI KUSHTUAR HAZRETI FATIMES (a.s.)

Ja Fatimetuz-Zehra
Ja Ummu Ebiha
Ku na le dhe ku po shkon
Dëgjo fëmijën si të vajton.

Ja Hasan, Ja Husejn
U rritët jetim pa nënë.

Ti je vajza e Pejgamberit
Ti je nëna e Hasanit dhe Husejnit
O zonjusha e Xhennetit
Na zgjat dorën e rahmetit.

O Fatime, o bujare
Ty të kemi ideale
Për gjithë botën muslimane
Shëmbëlltyra jonë e madhe
Krenaria jonë e madhe.

Si na humbe ti moj nënë
Për ty vuan zemra jonë
Por Islami është i gjallë
Në zemrat tona ka lëshuar rrënjë.

Ehli Bejti është i gjallë
Në zemrat tona ka lëshuar rrënjë.

Ja Hasan, ja Husejn
U rritët jetim pa nënë.

Ky tekst është kompozuar për këngë fetare (ilahi)

Marrë nga libri: “Eja Shpejt“, autore: Ikballe Berisha Huduti, shtëpia botuese “Dielli Pas Reve“, Prishtinë, maj 2015, fq. 124.

Huazuar nga sajti personal i autores.

Të ngjashme

Back to top button