
TREGIMI I PËRQAFIMIT TË ISLAMIT LYNNE ALI
Katër ose pesë vite më herët jetoja një jetë të pakënaqur. Duke mos ditur se ç’po bëja, kisha shumë shokë dhe shoqe, që të gjithëve, mendja e tyre iu kishte bërë gjëra materiale dhe gosti. Nuk ndihesha mirë, duke jetuar këso jete. E gjitha filloi si një pyetje e shkurtër. Çka është qëllimi i kësaj jete? Pra, siç thashë, më parë, isha e brengosur dhe kërkoja përgjigje që askush nuk mund të m’i jepte.
Një ditë u zgjova në mëngjes dhe vendosa ta ndryshojë jetën time. Kështu së pari, e përzura njeriun me të cilin jetoja, e lashë punën dhe iu ktheva shkollimit. Atje takova dikë i cili ulej në bankën pas meje. E tëra që bëra atë kohë ishte të pyesja nga vinte ai. Ai me një shikim të përulur më tha se vinte nga Iraku. Unë pastaj e pyeta se cilës fe i përkiste, e ai më tha, fesë islame. U habita dhe i thashë vetës: O Zot, babai më ka thënë të qëndroj larg atyre njerëzve. Por, unë isha kureshtare për këtë fe, kështu që e pyeta se çfarë feje ishte Islami. Pastaj, ai më shpjegoi por unë nuk ndalesha duke i parashtruar pyetje , e ai i përgjigjej të gjithave.
Nuk mund të besoja se kisha gjetur njeriun që mund të më tregonte edhe pyetjen time se, çka është qëllimi i kësaj jete. U bëmë shokë të mirë. Ai dhe shokët e tij më dhuruan libra dhe pasi që i lexova ato kërkova më tepër. Nuk isha në gjendje të besoj faktin se ishte ndjenjë që kurrë më parë nuk e kisha ndier. Kisha nevojë të dija më tepër për gjithçka.
Pastaj takova një grua të njërit prej shokëve të tij dhe ajo më dërgoi në xhami, më mësoi gjëra që një mashkull nuk mundet, si për shembull: si të bëhesh një grua me virtyte të larta si dhe disa parime jetësore. Mund të them që ende mësoj, ndonëse kalimi në fenë islame ka ndodhur para tri vite e gjysmë, ndihem njësoj, sikur kam qenë gjithmonë në këtë rrugë.
Sidoqoftë, duke ndryshuar kam kuptuar se jeta është më e rëndësishme, sesa të përcjellësh turmën, t’i dëgjosh të tjerët pa pik rëndësie. Ekziston liria për të dashur vetveten, për atë se çka je, jo për pjesë të trupit, që keni për të ekspozuar. U martova një vit pas ndërrimit të fesë, fustani im i nusërisë ishte i bukur , por bukurin ia dha edhe më shumë hixhabi ( shamia e bardhë në kokë). Që nga ajo ditë që shkova në xhami e vendosa hixhabin, u mbulova si një besimtare e Librit të Shenjët Kuranit, dhe tani më nuk mërzitem për shikimin e meshkujve, të cilët dikur më fishkëllonin sepse unë isha shkak i ekspozimit të trupit, ndërsa sot mburrem me qëndrimin e meshkujve që kanë ndaj meje, ata më respektojnë dhe më nderojnë.
Sot jam e lumtur që unë jam myslimane, por jam shumë më e lumtur që punoj të jem një myslimane besimtare së bashku me fëmijë tim që e rrisë në bark.
Allahu ju gëzoftë me këtë fe të shenjët.

Writer- Diana Appleyard