FakteKëshille e PytjePër jetëShëndetësiShkence

TINNITUS DHE PROBLEMI ME DËGJIMIN

Dobësimi i dëgjimit nuk ka dhimbje, por zhvillohet padukshëm. Shkaktari kryesor thonë shkencëtarët është varësia e adoleshentëve të sotit ndaj zhurmës në shumë diskoteka, kafeteri ku niveli i zhurmës është 110 decibel ose 120 decibel. Zhurma e njësojtë mbërrin në vesh edhe përmes dëgjueseve të MP3-player ose walkman-ëve.

Zhurma nuk është vetëm pengesë e kërcënimit për shëndetin, por pasojat e zhurmës, në fakt ekspozimi ndaj saj bëhet kërcënim serioz. Sipas disa statistikave nuk janë goditur vetëm çdo i treti person i moshës dyzetepesë-vjeçare, por humbja totale e dëgjimit, zhuzhuritja në vesh, si dhe nga shurdhimi në kohët e fundit vuan çdo i treti person deri në moshën njëzetepesë-vjeçare.. Dëmtimet e dëgjimit janë çdo herë e më të shpeshta, sidomos tek fëmijët e rinia, e që për fat të keq kalojnë pa u vërejtur ose vërehen shumë vonë. Dëgjimi i dobët tek fëmijët mund të jetë pengesë serioze në pjekurinë dhe zhvillimin psikik, e zhurma e tepërt në fazën e adoleshencës le pasoja për gjithë jetën.

Kur bota përreth jush qetësohet

Nuk e dëgjojmë zilen e telefonit, apo muzikën nga radioja dëgjojmë me ndërprerje e tjera dhe përnjëherë bota rreth jush bëhet e qetë. Ndoshta befas keni humbur gjysmën e dëgjimit. Më së shpeshti ju ndodh personave mes tridhjetëegjashtë-vjeçarë. As sot nuk dihet saktësisht se çfarë ndodh në ato situata me dëgjimin. E sigurt është që shkaktari gjendet në veshin e brendshëm ku vjen deri te çrregullimi i tingujve në ngacmimin nervor. Dëmtimi i brendshëm i veshit shkaktohet nga zhurma që vjen befasisht p.sh. eksplodimi ose gjuajtja me armë zjarri – pra që ka ton të lartë dhe të shpejtë, të befasishëm. Dëmtimi mund të ndodh edhe në vendet e punës, kur veshi i eksplorohet zhurmës së gjatë p.sh. aeroportet, autostradat ose atyre që kanë punë të pandërprerë me telefonata.

Niveli i zërit nuk është ekstrem por kohëzgjatja e tij

Kur veshi i brendshëm i është ekspozuar nivelit të zërit i cili tejkalon 85 decibel, mëse dyzet orë në javë me të njëjtin zë të makinave, ekziston rreziku që qelizat e veshit të jenë dëmtuar. Dëmtimet zhvillohen gradualisht gjatë gjithë jetës së ekspozuar nga zhurma dhe në fund për një çast e kupton veten se diçka po ndodh me të dëgjuarin e tij.

Paraqitet problemi i moskuptimit të bisedës aty ku është niveli i ulët i prapavijës së zhurmës e që është simptoma e parë. Atyre pacientëve ju ndihmohet me sigurimin e ambientit të qetë rreth tyre dhe përmirësimit të qarkullimit të gjakut në veshin e brendshëm. Do të ishte më ideale që këto masa të merren menjëherë pas shfaqjes së problemit, pasi brenda disa javëve gjasat për shërim bien. Kur dëmtimet e dëgjimit do të jenë të kufizuara, rekomandohen barëra për ndezje të veshit, si dhe barëra për viskozitet të gjakut.

Tek dy apo tre pacientë dëgjimi kthehet tërësisht, por te çdo i dyti pacient në vitet e ardhshme vjen deri te përkeqësimi i gjendjes së dëgjimit.

Çdo i katërti katërmbëdhjetë-vjeçar ka dëgjim të dobët

Mjekët sot paralajmërojnë që në mesin e dhjetëvjeçarëve më së paku 5% kanë pengesë në dëgjim, adoleshentët dhe të rinjtë janë tmerrësisht të bllokuar në dëgjim e për këtë kanë faj shprehjet jo të shëndosha. Shumica e çrregullimeve të cilat paraqiten në adoleshencë nuk reflektojnë në aftësinë e të folurit por kanë pasoja në dëgjim. Dobësimi i dëgjimit nuk ka dhimbje, por zhvillohet padukshëm. Shkaktari kryesor thonë shkencëtarët është varësia e adoleshentëve të sotit ndaj zhurmës në shumë diskoteka, kafeteri ku niveli i zhurmës është 110 decibel ose 120 decibel. Zhurma e njësojtë mbërrin në vesh edhe përmes dëgjueseve të MP3-player ose walkman-ëve.

Për dëgjim të mirë

Për dëgjim të mirë duhet dëgjuar tinguj të qetë. Lirisht mbyllni veshët kur punoni me aparate të zhurmshme (p.sh. kositja e barit, mjetet zhurmshme të punës etj.) mos keni turp të vendosni tamponë në vesh të cilat shumë lehtë mund t’i gjeni kudo në farmaci. Kjo vlen edhe në vende të zhurmshme të punës. Në diskoteka e koncerte rrini sa më larg zëruesve gjigand. Dëgjoni sa më qetë. Rregulloni televizionin, radion, kufjet me zë më të ulët se herëve tjera. Për çdo ditë gjeni kohë që të kënaqeni me butësinë e tingujve në qetësi. Nga dhoma e gjumit largoni orën me tik-tak’un e lartë të saj, sepse aparati natyral i dëgjimit vazhdon të punojë duke dëgjuar këtë zhurmë gjatë gjumit dhe kjo është ngarkesë e madhe e cila të pengon vazhdimin efektiv dëgjimor përgjatë ditës dhe po ashtu edhe në vitet e ardhshme.

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 7, nëntor 2011, fq. 44-45)

Vazhdon

Të ngjashme

Back to top button