
T’i kthehemi sërish librit të shkruar, Kuranit Fisnik (2)
Autor: Mahmud Xhafçe
I Dërguari i Allahut, Muhammedi (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) thotë: “Kurani i ka shtatë kuptime të jashtme dhe shtatë të brendshme”. Bazuar në këtë koment lindi edhe tesavvufi. Më herët thamë se “sirātal–mustekīm” d.m.th. “rruga”, mirëpo të mos harrojmë se fjala “sirāt” gjithashtu do të thotë edhe “urë”. Pra, në kuptimin e parë, ishte rrugë, ndërkohë që tani u bë urë. Si “rrugë” na tregon për distancën më të shkurtër drejt një qëllimi.
Kur të vazhdojmë më tej dhe e sheh kuptimin “urë” e sheh se si kuptimi i fjalisë do të ndryshojë dhe tani e njëjta fjalë na jep kuptimin e bashkimit të dy gjërave të ndara. Ura simbolizon bashkimin e dy gjërave të ndara. Pra, ata që e lexojnë me kuptimin e rrugës thonë një gjë, ndërsa ata që e lexojnë me kuptimin urë thonë diçka tjetër. S-R-T gjithashtu lexohet dhe si “surāt”, me këtë rast fitojmë kuptimin i cili këtë përmbajtje: “shiko drejt në fytyrë, (në figurë, pamje, formë)”. S-R-T gjithashtu lexohet edhe si “siret” që ka këtë kuptim: “na oriento në drejtim të ruh-it (brendësisë tonë, person(alitet)it të brendshëm)”.
Nga kjo na dalin përjetimet dhe gjendjet e niveleve shpirtërore. Arifët thonë kështu, ndërkohë që alimët nuk pajtohen me këtë duke ndrojtur që njerëzit të mos hutohen. Kjo vetëm se do të shkaktojë huti, njerëzit nuk do të mund ta gjejnë kuptimin e vërtetë, rrugën e vërtetë, andaj sipas alimëve, duhet ta marrim për bazë vetëm kuptimin fillestar, atë të jashtmin i cili sipas tyre është i mjaftueshëm. Cila nga këto është më e sakta e di vetëm Allahu i Lartësuar, prandaj, e vetmja zgjidhje është të përzihemi me ekzistencën e Allahut. Rruga e sinqeritetit dhe përuljes është e vetmja mënyrë me të cilën mund të përzihemi me të mirën absolute dhe me ekzistencën absolutisht të pastër.
Zotëriu ynë Muhamedi (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) thotë: “El-fakru fahri” që d.m.th.-në: “Unë jam më i varfëri nga më të varfëritë, më i përuluri nga më të përulurit”.
(Revista “Vlera”, nr. 26, maj/qershor 2018, fq. 34-35)