
Thënie të Imam Aliut në lidhje me të vërtetën dhe gënjeshtrën
Thënie të Imam Aliut në lidhje me të vërtetën dhe gënjeshtrën
· Qëndroni larg gënjeshtrës, sepse e vërteta qëndron mbi shpëtimin dhe mbi respektin, kurse gënjeshtra qëndron në buzë të greminës e të shkatërrimit.
· Gënjesh tari dhe i vdekuri janë të barabartë, pasi përparësia e të gjallit ndaj të vdekurit është besimi në të gjallin dhe kur të gjallit nuk i besohet fjala, në të vërtetë jeta e tij shkon e humbur.
· Nëse je i vërtetë – të shpërblejmë dhe nëse je gënjeshtar – të dënojmë.
· Gënjeshtra nuk vlen as për seriozitet, as për shaka, as që ndonjë prej jush t’i premtojë fëmijës së tij dhe pastaj të mos e mbajë premtimin që i bëri. Gënjeshtra çon në mëkate.
· Fjala e mirë është ajo që e vërtetojnë veprat.
· Kujt i mungon e vërteta në logjikën e tij, ai pëson dhembje në moralet më të nderuara.
· Shpata në dorën e trimit, që godet në shenjë, nuk është më e fuqishme se e vërteta.
· E vërteta më e keqe është kur njeriu vete lavdërohet.
· Besa ime është vijim i fjalës që them.
· Përmbajuni besës së dhënë.
· Mos bëj pabesi me besën e dhënë, mos e prish premtimin e bërë dhe mos e mashtro armikun tënd.
· Mbajeni fjalën kur diskutoni; mbani drejtësi kur gjykoni dhe mos u krenohuni me prindërit