
Tetë gjëra që njeriu i kryen gjatë rinisë
Në periudhën e rinisë njeriu:
– Është më i gatshëm se në periudhat e tjera t’i pranoj fjalët e të së Vërtetës.
– Posedon trup të shëndoshë dhe është në gjendje që me zell t’i kryej obligimet e tij shoqërore.
– Adhurimet e tij mund t’i kryej në mënyrën më të mirë, duke pasur parasysh rrethanat që posedon trup dhe shpirt të fuqishëm.
– Posedon forcë të madhe të shmangies dhe largimit të shprehive të shëmtuara morale.
– Duke u shërbyer me trupin e tij dhe shpirtin mund të arrij suksese të mëdha dhe nivele të larta në shkencë.
– Mund të shpreh vendosmëri të madhe dhe të dëshmojë vullnet të fuqishëm.
– Është në gjendje që pa ndjenjën e lodhjes, me orë të tëra të meditojë dhe të gjykojë drejtë.
– Mundet që vetitë shpirtërore dhe shprehitë e mira t’i forcoj në vete edhe atë në nivelin më të lartë.
(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 19, korrik/gusht 2016, fq. 45)