Du'a LutjeIslamologjiKëshille e PytjeMësime Islame

TESPIHU I HAZRETI FATIMES (paqja qoftë mbi të)

Në librin “Daimul-Islam” transmetohet nga Imam Aliu (paqja qoftë mbi të) se ka thënë:

Një herë sunduesi i Persisë i kishte dhuruar Pejgamberit (paqja qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij) disa skllevër. I thashë Fatimes që të shkonte te babai i saj që të na falte një skllav për shërbëtor. Kur ajo shkoi, Pejgamberi i kishte thënë: “Oj Fatime! Do të jap një gjë më të mirë se skllavi e shërbëtori dhe tërë bota dhe gjithë çka ka mbi të. Pas çdo namazi thuaj 33 herë All-llahu Ekber, 33 herë El-hamdulil-lah dhe 33 herë SubhanAll-llah, në fund mbylle me La ilahe il-lAll-llah”.

Nga e gjithë kjo ndodhi kuptojmë se feja islame ka ardhur për të zhdukur skllavërinë dhe njerëzit të jetojnë të lirë për veten e tyre.

Redaksia e revistës “Vlera”.

Të ngjashme

Back to top button