
Syfyri, vakti kryesor i ushqimit në muajin e Ramazanit
Syfyri në krahasim me iftarin dhe darkën, është vakti kryesor i ushqimit. Kjo ka rëndësi më të madhe për personat që gjatë ditës kryejnë aktivitete të shumta mendore dhe fizike si studentët, nxënësit, sportistët, punëtorët dhe bujqit. Mungesa e madhe e energjisë tek personat që në mënyrë të gabuar mbajnë agjërimin pa ngrënë syfyr, bëhet shkak për uljen e aktiviteteve gjatë ditës. Personat që agjërojnë pa ngrënë syfyr, metabolizmi i trupit të tij shkakton shkon drejt shpërndarjes së parregullt të yndyrave dhe kjo krijon një përbërje e cila në gjuhën e shkencës njihen me termin, trupa ketonikë.[1] Krijimi i këtyre trupave bëhet shkak i erës së keqe të gojës, dhimbje koke, dhimbje të pjesëve të tjera të trupit dhe krijimin e një ndjenje jo të mirë tek njeriu.
Mosngrënia e syfyrit shkakton uljen e glukozës në gjak çka shkakton rënien e aftësisë së trupit dhe ndjenjë lodhje tek njeriu. Ndryshe nga çka mendojnë disa njerëz, agjërimi pa syfyr jo vetëm që nuk shkakton rënien në peshë, por në përgjithësi bëhet shkak për shtimin e peshës. Shkak për këtë është ulja e glukozës në gjak dhe kjo e shtyn agjëruesin që në kohën e iftarit të hajë ushqime të ëmbla dhe me yndyrë. Mosngrënia e syfyrit dëmton seriozisht shëndetin e adoleshentëve dhe të rinjve në procesin e rritjes. Si rrjedhim, asnjëherë mos e lini pa ngrënë syfyrin.
Autorë:
Ali Jazdinezhad dhe
Sejed Ramazan Mohsenpur
Huazuar nga libërthi: “Udhëzues shëndetësor për muajin e bekuar të Ramazanit”, përktheu: Almir Shakollari, botues: “Fondacioni Kulturor Saadi Shirazi”, Tiranë 2002, fq. 10.
________________
[1] Acetoni i cili ofrohet nëpër farmaci është nga grupi i lëndëve ketonike.