
Sisteme të pandryshueshme
Hyrje
Ligjet dhe sistemet sunduese në botë janë të pandryshueshme. Gjërat që ekzistojnë në natyrë ndryshojnë pareshtur, por sistemet natyrore që i drejtojnë ato janë të fiksuara. Ato nuk kalojnë ndryshime. Gjërat zhvillohen dhe ndryshojnë. Ato marrin rrjedha të ndryshme. Nganjëherë arrijnë pranë përsosmërisë e nganjëherë mbesin vendnumëro. Me raste përparojnë shpejt e me raste lëvizin ngadalë. Por sistemet natyrore as nuk evoluojnë e as nuk zhvillohen. Kurani i quan këto sisteme të pandryshueshme praktikë Hyjnore:
“E tillë ishte praktika e Allahut ndaj atyre që kanë kaluar. Dhe nuk do të gjeni ndryshim në praktikën e Allahut”. (Surja el-Ahzab, ajeti 33)
Është rrugë e pandryshueshme Hyjnore që ngadhënjimi dhe suksesi është për të devotshmit, dhe toka u takon të përzotshmëve. Allahu thotë në Kuranin Famëlarë:
“Vërtet Ne patëm shkruar në Zebur, pas (zbritjes së) Përkujtimit (Teuratit): të përzotshmit nga mesi i shërbëtorëve të Mi do ta trashëgojnë tokën”. (Surja el-Enbija, ajeti 105)
Burimi fillestar
“… toka është e Allahut; Ai ia jep kujt do Vetë. I lumtur do të jetë fundi i të devotshmëve”. (Surja el-A’raf, ajeti 128)
Është praktikë e pandryshueshme Hyjnore që Allahu Fuqiplotë nuk ia ndryshon gjendjen një populli, derisa ata të mos përpiqen vetë për ta ndryshuar:
“S’ka dyshim se Allahun nuk e ndryshon gjendjen e një populli gjersa ata të mos ndryshojnë atë që kanë në zemër”. (Surja er-Ra‘ad, ajeti 11)
Qeverisja e korruptuar
Është praktikë e fiksuar Hyjnore që njerëzit të kenë atë qeveri të cilën e meritojnë, sipas gjendjes së tyre shpirtërore, morale dhe intelektuale:
“Kështu i bëjmë zullumqarët miq të njëri-tjetrit, për shkak të asaj që fituan”. (Surja el-En‘am, ajeti 129)
Qeverisja e shfrenuar
Është kurs i pandryshueshëm Hyjnore që njerëzit e shfrenuar, me jetë të rehatshme dhe luksoze rrënohen:
“Kur duam të shkatërrojmë ndonjë vend, paralajmërojmë ata që bëjnë jetë të rehatshme në të; nëse kundërshtojnë, zbatohet dënimi i merituar ndaj tyre dhe i shkatërrojmë krejtësisht”. (Surja el-Isra, ajeti 18)
Qeverisja e merituar
Është kurs i pandryshueshëm Hyjnore që njerëzit të cilët kanë iman (besim) dhe bëjnë vepra të mira janë gjithmonë të suksesshëm në përpjekjen e tyre për mbijetesë dhe në fund do të ngadhënjejnë në këtë botë:
“Allahu u ka premtuar atyre nga ju që besojnë dhe bëjnë vepra të mira se Ai do t’i bëjë patjetër sundues mbi tokë, siç i pat bërë ata që ishin para tyre; s’ka dyshim se Ai do të vendosë për ta fenë e tyre, që Ai e ka zgjedhur për ta. Ai do t’u jape atyre paqe dhe siguri pas frikës”. (Surja en-Nur, ajeti 55)
Qeverisja e dënuar
Është kurs i pandryshueshëm Hyjnor që zullumi dhe tirania shpiejnë në shkatërrim dhe rrënim:
“Ne i shkatërruam popujt e atyre qyteteve sepse ishin zullumqarë dhe caktuam afat të fiksuar për rrënimin e tyre”. (Surja el-Kehf, ajeti 59)
Në një hadith të njohur, Profeti i Bekuar (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) ka thënë:
“Një regjim mund të vazhdojë në pabesim, por jo në zullum”.
Dr. Murteza Mutahhari
(Revista “Vlera”, nr. 21, shkurt/mars 2017, fq. 50)