Uncategorized

SINQERITETI NË TË FOLUR

SINQERITETI NË TË FOLUR

Njëra prej vetive të pëlqyera është thënia e së vërtetës. Të gjithë të dërguarit e Zotit i kanë fituar njerëzit për vërtetësi. Të gjithë njerëzit i duan njeriun  e drejtë dhe të sinqertë. Nëse fëmiun e lëmë të lire, ai do bëhet i drejtë dhe i sinqertë, njerëzit përreth janë ata të cilët mund ta devijojnë atë nga rruga e drejtë në mënyrë që fëmijës t’i  bëhet zakon gënjeshtra.

Nëse prindërit dhe pjesëtaret e tjerë të familjes janë të drejtë dhe të sinqertë, fëmiut  gjithashtu do t’i bëhet zakon e vërteta dhe sinqeriteti. Por nëse prindërit gënjejnë njeri tjetrin, nuk mund të pritet që fëmijët e tyre të jenë të sinqertë dhe ta thonë të vërtetën.  Nëse prindërit dhe pjesëtaret e tjerë të familjes janë të drejtë dhe të sinqertë, fëmijës gjithashtu do t’i bëhet zakon e vërteta dhe sinqeriteti. Por nëse prindërit gënjejnë njëri tjetrin, nuk mund të pritet që fëmijët e tyre të janë të sinqertë dhe ta thonë të vërtetën  Zoti i Madhëruar shpirtin e fëmijës e ka  krijuar të pastër, sa mirë do ishte nëse ne do ta ruajmë të pastër shpirtin e ndjeshëm të tij. Njëra prej gjerave që e nxitë fëmijën për të gënjyer është frika e ndëshkimit  nga prindërit.

Për shembull, nëse fëmija e thyen një gotë, prindërit e pyesin: E ke thyer ti gotën? Ai do të përgjigjet: Jo! Dhe nga frika fajin ia hedh tjetrit.  Nëse jeni në  dijeni se fëmija e juaj ka bërë një gabim, duhet që ta udhëzoni e jo të veproni ngjashëm policin, ta merrni në pyetje atë derisa të pohojë gabimin e bërë.

Është e mundur që fëmija juaj për të ruajtur nderin e vet, ta fshehë të vërtetën dhe të gënjejë. Në këtë rast preferohet që, pa e pyetur fare, t’i thoni atij se keni njohuri për veprën e kryer p.sh., amanet, nuk e ke kthyer ende, pra nuk ke vepruar drejt. Amanetin e njerëzve duhet dorëzuar sa me shpejtë te pronari i vet.

Është e mundur që t’i mbyllim sytë përpara gabimit të tij, pastaj ta udhëzojmë atë  me aluzion dhe në mënyrë jo të drejtpërdrejte.

Mos këmbëngulni që të vërtetoni gënjeshtrën e fëmijëve dhe t’i turpëroni ata, për arsye se një vepër e tillë jo që nuk sjell aspak  dobi, përkunrazi, ai bëhet edhe më kokëfortë dhe s’ do ketë frikë.

 

 

 

Të ngjashme

Back to top button