
FrazaKëshille e Pytje
Sinqeriteti
Hyrje
Hazret Imam Aliu (a.s.) në lidhje me sinqeritetin ka thënë:
- “Sinqeriteti është kulmi i fesë”.
- “Sinqeriteti është adhurimi i të afërme (të Zotit)”.
- “Sinqeriteti është masa e adhurimit”.
- “Sinqeriteti është niveli më i lartë i besimit”.
- “Në sinqeritet është shpëtimi”.
- “Sa i lumtur është ai i cili i bën të sinqertë veprimet e veta, diturinë, dashurinë, urrejtjen, të pranuarit dhe braktisjen, të folurit dhe heshtjen, veprën dhe fjalën”.
Vështirësia e sinqeritetit
Hazret Imam Aliu (a.s.) në lidhje me vështirësinë e sinqeritetit ka thënë:
- “Pastrimi i veprës është më i rëndë se vet vepra”.
Kurse Imam Xhafer Sadiku (a.s.) ka thënë:
- “Qëndrueshmëria në vepër, derisa në mos pastrohet, është më e rëndë se vetë vepra”.
Vepra e vogël e mjaftueshme, por me sinqeritet
Allahu i Madhërishëm iu drejtua Musait a.s.:
- “O Musa! Çdo punë që bëhet për hir Timin, pakica e saj është shumicë, kurse çdo punë që bëhet për dikë tjetër, shumica e saj është e paqëndrueshme”.
Kurse i Dërguari i Allahut, Muhamedi (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) ka thënë:
- “Bëje të sinqertë zemrën tënde dhe vepra e vogël do të jetë e mjaftueshme”.
(“Peshorja e urtësisë (përmbledhje e haditheve)”, përmbledhjen e përzgjodhi: Muhamedi Rej Shehri, përktheu: Besa Bytyqi, botues: “Zehra” Prizren 2010, fq. 195-196)