
Si milingona e Solomonit
Si milingona e Solomonit
Ka prej jush, mikesha e miq, që e njohin më mirë se unë rrëfenjën për milingonën e Solomonit. Jo vetëm kaq, por edhe aplikimi i kësaj rrëfenjëje për të komentuar një varg të caktuar nga Libri i Shenjtë.
Sidoqoftë, flitet për një rast kur armiqtë i vënë zjarrin një tempulli fetar në Jerusalem. Atëbotë reagojnë të gjithë për të shpëtuar faltoren. Kjo “të gjithë” në kohën e Solomonit përfshinte krijesat e dukshme e të padukshme.
Por në atë nxitim ra në sy një milingonë që ngutej dhe ajo për të fikur zjarrin me ca stërkala uji që mbante mbi trup. I thanë, jo pa tallje: Beson te ndihma jote, vërtetë? Dhe milingona tha:
“E kam të domosdoshme të dëshmoj para Zotit se cilën anë mbaj.”
Do të doja të isha si milingona e Solomonit.
Huazuar nga Prof.Dr. Eqrem Kryeziu