
Shuarja e yjeve sipas Kuranit Fisnik
Shuarja e yjeve
Yjet janë të ndryshëm në madhësi, masë dhe temperaturë. Diametri i yjeve fillon nga 450x ata me masë më të vogël deri në 1000x më e madhe se ajo e Diellit. Masat e yjeve varion nga 1/20 në mbi 50 se sa masa diellore.
Reaksionet bërthamore që ndodhin në qendër të yllit sigurojnë energji që është e mjaftueshme që ylli të shndritë deri në fund të jetës së tij. Jeta e një ylli më shumë varet nga madhësia e tij. Yjet shumë të mëdhenj që quhen yje masiv, e djegin shumë më shpejt karburantin e tyre (energjinë) sesa yjet më të vegjël. Këto yje mund të zgjatin disa qindra mijëra vjet. Jeta e yjeve më të vegjël do të zgjat më shumë, për disa miliarda vjet sepse karburanti i tyre do të digjet shumë më ngadalë sesa i yjeve të mëdhenj. Zoti i Madhëruar në Kuranin Fisnik, na tregon për shuarjen e yjeve përmes ajetit ku thotë:
“Betohem në shuarjen (perëndimin) e yjeve”. (Surja el-Vakia, ajeti 75)
Autor: M.Sc. Artan S. Mehmeti
(Revista “Vlera”, nr. 26, maj/qershor 2018, fq. 27)