FakteIslamologjiKurioziteteShkence

Shuarja e diellit sipas Kuranit Fisnik

Shuarja e diellit sipas Kuranit Fisnik

Temperatura në sipërfaqe të Diellit është rreth 6.000 °C, (në njollat e errëta 4.500 °C), kurse në brendësi të tij ajo arrin në mbi 15 milionë °C. Kjo temperaturë e lartë në brendësi të Diellit ka kushtëzuar që në të, të zhvillohen reaksionet termobërthamore të shndërrimit të hidrogjenit në helium që janë edhe burim i energjisë në Diell. Nga ky shndërrim termobërthamor humbet çdo sekondë rreth 5 milionë tonë nga masa e vetë, por kjo është e papërfillshme në krahasim me masën e tij që është rreth 2.1028 tonë (rreth 332.000 herë më e madhe se masa e Tokës) dhe që përbën rreth 99.8 % të masës së gjithë sistemit.

Është e qartë se sasia e hidrogjenit në Diell megjithatë është e kufizuar. Kjo do të thotë se ai një herë do ta harxhojë “lëndën djegëse”. Sasia e hidrogjenit në të premton edhe për 5 deri 6 miliardë vjet. Zoti i Madhëruar  në Kuranin Fisnik, na tregon për shuarjen e Diellit ku thotë:

Kur Dielli të jetë mbështjellur (dhe errësohet)”. (Surja et-Tekvir, ajeti 1)

Autor: M.Sc. Artan S. Mehmeti

(Revista “Vlera”, nr. 26, maj/qershor 2018, fq. 28)

Të ngjashme

Back to top button