Këshille e PytjeKuriozitetePsikologji

Shtatë fakte që tregojnë se jeni më të zgjuar se mesatarja

Hyrje

Nëse e gjeni veten tek këta tregues, ndoshta mund të mburreni për IQ (koeficientin e inteligjencës) e lartë, por jo pa efekte anësore. Inteligjenca është e lidhur shpesh me çrregullime të humorit dhe shqetësime. Njerëzit e zgjuar priren të shqetësohen, shkojnë në shtrat vonë, ata mund të jenë të çrregullt dhe të vuajnë nga çrregullimet mendore.

Kanë çrregullime të humorit: Çrregullimet në humor mund të jenë çmimi që disa njerëz paguajnë për inteligjencën e tyre mbi mesataren.

Vuajnë nga ankthi: Njerëzit me një IQ më të lartë kanë tendencë që të vuajnë më shpesh nga çrregullimet e ankthit se ata me inteligjencë mesatare.

Janë të pazakontë: Janë të papërshtatshëm. Mund të jentë ateistë dhe politikisht liberal.

Shkojnë në shtrat vonë: Në një studim ku u shqyrtuan zakonet e 20 mijë e 745 adoleshentëve rezultoi se ata që shkuan në shtrat pas mesnate dhe u zgjuan në mëngjes rreth orës 08:00 kishin një IQ më të lartë se ata që shkuan në shtrat rreth orës 23:40 dhe u zgjuan në 07:20.

Nuk janë të kujdesshëm: Hulumtimi gjeti se ata që janë më të lumtur dhe kanë inteligjencë të lartë, kanë tendencë të besojnë më lehtë. Rritja e besimit mund të justifikohet me një shkallë më të lartë të kënaqësisë në jetë, ose nga një gjykim më i lartë.

Marrin më shumë kohë për të vendosur: Kush është më shumë reflektiv dhe ka një IQ mbi mesataren nuk mund të jetë gjithmonë i vendosur në marrjen e vendimeve. Në të kundërt, ata që kanë një IQ nën mesataren, do të veprojnë me më pak vështirësi dhe pa problem në marrjen e vendimeve.

Nuk kanë dëshirë të bisedojnë: ky është një tregues shumë i diskutueshëm; njerëzit e zgjuar janë edhe më të vetmuar. Studimet kanë gjetur se sa më shumë një person me inteligjencë mbi mesataren shoqërohet dhe ndjek miqtë, aq më shumë i pakënaqur do të jetë me jetën e tij/saj. Njerëzit e zgjuar nuk kanë dëshirë të bisedojnë, ata nuk kanë shumë miq. Ata preferojnë të shkojnë në një rreth shumë të vogël të miqve të ngushtë.

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 23, korrik/gusht 2017, fq. 49)

Të ngjashme

Back to top button