
Këshille e Pytje
Shmangia nga pakujdesia
Shmangia nga pakujdesia
Hazret Imam Aliu (a.s.) ka thënë:
- “Pakujdesia është bredhje”.
- “Eh, sa pikëllim është për të shkujdesurit, që jeta e tyre do të jetë argument kundër dhe ditët e tyre do ta dërgojnë në shkatërrim!”
- “O dëgjues! Këndellu nga dehja jote, zgjohu nga dermitja e pakujdesisë dhe ngadalëso të nxituarit tënd!”
- “O njerëz që nuk do të mbeteni anash, o ju që mbeteni anash, por që do të shpëtoni, çka është kjo? Shikoj se si largoheni nga Allahu dhe kërkoni tjetër krahas Tij!?”
- “Sa ka njerëz të shkujdesur të cilët endin pëlhurën që t’u bëhen rrobe, por u bëhet qefin, dhe të cilët ndërtojnë shtëpinë që të banojnë në të, kurse ajo u bëhet varr”.
Imam Xhafer Sadiku (a.s.) ka thënë:
- “Nëse shejtani është armik, atëherë përse pakujdesia?!”
(“Peshorja e urtësisë (përmbledhje e haditheve)”, përmbledhjen e përzgjodhi: Muhamedi Rej Shehri, përktheu: Besa Bytyqi, botues: “Zehra” Prizren 2010, fq. 419)