
Shfrytëzimi i shëndetit para sëmundjes
“Shfrytëzoje shëndetin para sëmundjes edhe pasurinë para skamjes” – Pejgamberi Muhamed (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij).
Nëse posedon mjete modeste, ndërsa mund t’i kalosh ditët duke u kënaqur me atë që ke dhe mund ta vazhdosh edukimin tënd, këtë konsideroje rast dhe ki frikë nga ditët kur për sigurimin e kushteve tua modeste jetësore do të duhesh ta ndërpresësh edukimin dhe të nisesh për punë.
Nëse mund të jetosh jetën asketike, këtë rast shfrytëzoje para se të fillosh të mendosh për atë që nuk e ke dhe atë që të mungon. Mendo dhe vlerësoje atë që e posedon. Mosha në të cilën nuk ke nevojë të marrësh ndihmë nga të tjerët për ty është rast i mirë t’u ndihmosh të tjerëve. Prandaj, para se të vijnë kohërat ta humbësh rastin, ndihmoju të tjerëve.
Është e domosdoshme të kesh kujdes edhe në rrethanën që varshmëria dhe varfëria që turpëron nuk përputhen me bujarinë e njeriut dhe ajo është e qortueshme si veti e keqe. Zoti i Madhërishëm nuk është i kënaqur me mundësinë që robi i Tij të përbuzet, por dëshiron që ai të vlerësohet dhe të respektohet. Pra, në harmoni me mundësitë tuaja, duhet të përpiqemi që sa më pak të jemi të varur nga të tjerët dhe në mënyrën më të mirë duhet t’i mësojmë metodat për t’iu kundërvënë varfërisë, nga të cilat disa janë: të kënaqurit me atë që posedon, vetërespekti, përmbajtja nga harxhimi i tepruar dhe luksi. Në përputhje me këto metoda duhet të veprojmë.
(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 19, korrik/gusht 2016, fq. 46)