Këshille e PytjePër jetë

Shfrytëzimi i rastit

Hyrje

Ky shkrim përmban disa thënie profetike në lidhje me shfrytëzimin e rastit, në të mirë të vetvetes dhe në të mirë të shoqërisë.

Shfrytëzimi i rastit

I Dërguari i Allahut, Muhammedi (paqja e Zotit qoftë mbi të dhe famijen e tij) në lidhje me shfrytëzimin e rastit ka thënë:

  • “Cilit nga ju i hapet dyert e së mirës, le ta shfrytëzojë atë rast ngase nuk duhet kur do të mbyllet ajo ndaj tij”.
  • “Të lëshuarit e rastit shkakton pikëllim”.

Kurse Hazret Imam Aliu (a.s.) ka thënë:

  • “Rasti kalon si reja, prandaj shfrytëzoni rastet e mira”.
  • “Rasti është si preja”.
  • “Të lëshuarit e rastit sjell pikëllim”.
  • “Ngjarjet janë të lidhura për kohërat e tyre”.
  • “Është padituri të nxitosh para kohës së duhur, ose të mendohesh pasi ka kaluar rasti”.

Imam Xhafer Sadiku (a.s.) në lidhje me shfrytëzimin e rastit ka thënë:

  • “Kush e pret që ta arrijë rasti, duke e zgjatur me shqyrtime, jeta do ta privojë nga rasti…”.

(“Peshorja e urtësisë (përmbledhje e haditheve)”, përmbledhjen e përzgjodhi: Muhamedi Rej Shehri, përktheu: Besa Bytyqi, botues: “Zehra” Prizren 2010, fq. 437-438)

Të ngjashme

Back to top button