Uncategorized

Sexhdeja e Ademit –paqja qoftë mbi të.

Sexhdeja e Ademit –paqja qoftë mbi të.

 

“Sexhdeja është manifestim  praktik i parimit të përcaktimit të Zotit që Ademi është më i madh dhe se ka njohuri të cilën nuk e kanë melekët. “

“Vepra është produkt final i ideve të njeriut dhe sjelljes së  tij.”

 

Sexhde është çdo akt i cili ia tregon Zotit hyjninë e Tij dhe përulësinë tonë para tij. Të rënit me fytyrë përtokë, kryerja e ruku-së ( prëulja),  krejt kjo konsiderohet si ibadet ( vepër adhurimi) Sa më e madhe është përulësia në kryerjen e sexhdes, edhe ibadeti konsiderohet më i madh. Sexhdeja është dëshmi se ai që e kryen veten e konsideron më të ulët në raport me Zotin e vet dhe shpreh përulësinë më të sinqertë. Dhe prandaj njeriu gjatë sexhdes e lëshon fytyrën të tokë nga përulësia ndaj Zotit.

Që epërsia e njeriut ndaj melekëve të theksohet edhe më shumë, Allahu u urdhëron që ato t’i bëjnë sexhde njeriut. Çka është sexhdeja? Kjo është ajo çka kanë “në mend” melekët dhe çka duhet të zbatojnë në praktikë. Madje edhe nëse ka pasur ndonjë protestë ose rebelim të melekëve në lidhje me rolin e Ademit, me këtë sexhde kjo është shlyer. Kështu ata edhe me vepër e pranuar inferioritetin e tyre ndaj Allahut.

Këut duhet theksuar dy gjëra:

  1. Sexhdeja nuk është bërë ndaj Ademit si njeri, porse si simbol të gjithë neve, njerëzimit. Përse sexhde pikërisht për të? ngase ai ka qenë njeriu i parë i ploti cili manifeston insanin në kuptimin e plotë. Kur vini në operacion, nuk i dorëzoheni një personi, porse titullit të tij të doktorit, sepse ajo shpreh dituri dhe bën që ju të kini besim në aftësinë e tij. Nuk sillemi përqark Qabes vetëm sepse është një gur, por ngase është simbol i bashkimit me Krijuesin.

Si mund t’i përgjigjemi dikujt që na pyet: “Si i kanë bërë melekut sexhde bijve të Ademit, kur në Kur’an thuhet qartë se melekët i bëjnë sexhde Ademit (Usxhudu li Ademe)? Si mund t’i bindim që kjo sexhde ka të bëjë me neve? Vetë Kur’ani na sjell argument që kjo sexhde ka të bëjë me bijtë e Ademit, dhe jo vetëm me Ademin. Kur trajtohet çështja e hilafetit të njeriut në tokë, kjo gjithsesi nuk ka të bëjë vetëm me Ademin, a.s. Është e qartë se mendohet për bijtë e Ademit. Është dëshmuar edhe se do të ekzistojnë pasardhësit e tij të cilët do të jenë më lartë se vetë ai, njëri prej tyre është edhe Muhamedi, s.a.a.

Ademi paraqet edhe kalifin në tokë, por nuk është vetëm ai kalif. E shohim sa i vlerësuar është ky funksion kur i bëhet sexhde Ademit dhe, njëkohësisht, mbarë njerëzimit.

  1. Iblisi, i cili refuzoi t’i bënte sexhde njeriut dhe u rebelua për shkak të prioritetit të cilën e kishte marrë njeriu (Ademi), thotë se pasardhësit e Ademit do t’i devijojë deri Ditën e gjykimit. Edhe këtu mund të shohim që sexhdeja të cilën melekut ia bënë Ademit ka të bëjë me mbarë njerëzimin,. Dhe jo vetëm me Ademin.

Ai tha: “Pasha madhërinë Tënde, kam për t’i shmangur nga rruga e drejtë të gjithë, përveç atyre robërve Tu që janë të sinqertë!” (Sad, 82-83)

 

(Iblisi) Tha: “Zoti im – tha (Iblisi) – për shkak se më largove, unë do t’ua zbukuroj të këqijat atyre në tokë (në këtë botë) dhe të mundohem të gjithë t’i largoj nga rruga e drejtë!” (El-Hixhr, 39)

 

Sikur sexhdeja t’i ishte bërë vetëm Ademit, Iblisi, i zemëruar për këtë, nuk do t’i hakmerrej të gjithë neve, pro vetëm Ademit. Sexhdeja është manifestim  praktik i parimit të përcaktimit të Zotit që Ademi është më i madh dhe se ka njohuri të cilën nuk e kanë melekët. Vepra është produkt final i ideve të njeriut dhe ahkalut të tij. Melekët me sexhde kanë dëshmuar ‘ka në “mendjet” e tyre. Për shembull, kur dy njerëz pas grindjes përqafohen, vetë akti i përqafimit është konfirmim praktik i atij pajtimi i cili ndodhet në kokat e tyre.

 

Të ngjashme

Back to top button