
Sa gota ujë duhet t’i pini nga iftari deri në syfyr?
Mungesa e theksuar e ujit në trup sidomos në vitet kur muaji i Ramazanit qëllon në verë, mundet të jetë e rrezikshme për personat që vuajnë nga gurët në veshka dhe në sistemin e urinimit dhe tek personat që në një periudhë prej 6 muajsh janë raportuar dy gurë në kanalet e urinimit.
Si rrjedhim është e domosdoshme që këta persona të këshillohen patjetër me mjekun para fillimit të Ramazanit dhe nëse vendosin të agjërojnë, patjetër duhet që në periudhën nga iftari deri në syfyr të pinë shumë ujë, sepse mospirja në sasi të pakët e ujit, shkakton përqendrimin e gurëve në kanalet e urinës dhe në veshka dhe si rrjedhim sjell krijimin e gurëve të mëdhenj.
Autorë:
Ali Jazdinezhad dhe
Sejed Ramazan Mohsenpur
Huazuar nga libërthi: “Udhëzues shëndetësor për muajin e bekuar të Ramazanit”, përktheu: Almir Shakollari, botues: “Fondacioni Kulturor Saadi Shirazi”, Tiranë 2002, fq. 25.