FakteKëshille e PytjePër jetë

Rrobat para larjes

Disa këshilla para larjes së rrobave janë këto:

  • Ndani rrobat në grupe: rrobat me ngjyra, të bardhat që janë për zierje, për larje me dorë dhe ngjashëm.
  • Kurrë mos i lani rrobat të përziera, rezultati do të jetë katastrofal.
  • Para se të filloni larjen e rrobave kontrolloni xhepat, apo më mirë mësoni anëtarët e familjes, që çdo njëri për vete kur i hedh rrobat për larje le të praktikojë zbrazjen e xhepave. Mbyllni patentat për të mos i dëmtuar rrobat tjera, po ashtu mbërtheni pullat, sepse rroba do të jetë më e ruajtur nga shqepjet e padëshiruara.
  • Nëse në rroba ka ndonjë vrimë, e cila duhet arnuar, më mirë është që ta arnoni para larjes, se pastaj do të hapet vrima më e madhe apo do t’i shkojë fija e thurjes.
  • Rrobat e bardha, të brendshme, brekët, pizhamet etj., mos i lani me peshqirët e kuzhinës, sepse ato kanë njolla apo janë më të yndyrshme dhe do të kundërmojnë.
  • Lavatriqen mos e mbushni plot, sepse larja do të jetë më e dobët si dhe lavatriqja do të dëmtohet më shpejt.

(Përktheu dhe përshtati: H. Ikballe Berisha – Huduti, marrë nga revista “Kuća Stil”, revista “Vlera”, nr. 1, nëntor/dhjetor 2009, fq. 48)

Të ngjashme

Back to top button