BashkeshortesiFamilje

Rregullat e natës martesore dhe të mardhënieve intime

Në vazhdim janë disa nga mësimet e Resulullahut (s) dhe të Familjes së tij të pastërt (a)
rreth rregullave të natës martesore si dhe për kohën e përshtatshme të mardhënieve
seksuale mes çiftit bashkshortorë. Rregullat janë plasuar këtu për shkak të rëndësisë së
pazavendësuesshme në shëndetin e fëmijës dhe nënës.

Koha e kryerjes së kontratës martesore – Akd (niqahu)

Imam Xhafer el-Sadiku (a) ka thënë:

“Mos hyn në martesë – Akd – kur hëna kalon nëpër fazën e akrepit, sepse nëse e bënë në
këtë periudhë, martesa nuk do të jetë e lumtur.”
Në një tjetër fjalim el-Sadiku (a) ka thënë:
“Mos bën kontratën martesore – Akd – kur dielli ndodhet në zenit, ngase kjo mund të çojë
në abortim të fëmijës.”
Rregullat e natës martesore
Është transmetuar se Resulullahu (s) i ka thënë Ima Aliut (a):
“Pasi që bashkshortja të hyj në dhomën tënde dhe ulet, nxjerri këpucët e saj dhe laja
këmbët pastaj spërkat (derdh) ujin deri te pika e fundit e shtëpisë tënde. Ngase nëse e bën
këtë, All-llahu do të zmbraps shtatëdhjetë lloje fukarallëku nga shtëpia yte dhe, do të fus
shtatëdhjetë lloje të pasurisë dhe shtatëdhjetë lloje bekime, dhe Ai do të zbres
shtatëdhjetë lloje mëshira mbi ty të cilat do të rrinë pezull mbi kokën e bashkshortes
derisa çdo skaj e shtëpisë tënde nuk do të mbushet me bekime. Me të bërit kështu,
bashkshortja do të mbrohet nga sëmundjet mentale dhe lebroza aq sa ajo të qëndrojë në
atë shtëpi.”

Në hadithet e Ehli Bejtit (a) është transmetuar se është e pëlqyeshme (mustehab) dhe mirë
për çiftin e ri bashkshortorë të fal dy rekate namaz dhe pastaj dhëndëri duhet të lavdëron
Allahun dhe të dërgon salavate Muhammedit (s) dhe Ehli Bejtit (a) dhe të thotë:
Allahummer-Zukni Ulfeha ve Vuddeha ve Ridhaha bi; ve-Ardhini biha, Vexhma’ bejnena
bi-Ahsani Ixhtimaa’ ve Ejsari I’tilaaf, fe Inneke Tuhibb-ul-Halal ve Takreh-ul-Haram.
(O Allahu im, më jep butësinë e saj, dashurinë dhe kënaqësinë e saj; dhe më bën të jem i
kënaqur me të, dhe na bashko me formën më të mirë të bashkimit dhe në më të mirën
harmoni. Me siguri Ti don hallallin (të lejuarën) dhe urren haramin (të ndaluarën).

Imam Sadiku (a) u tha disa shokëve:
“Kur bashkshortja hyn në dhomë, pastaj ju bashkërisht kthehuni nga Kibleja dhe thuani:
Allahumme bi Amanetike Akhathtuhav ve bi Kelimeetike Estaheltuha, Fe in Kadhajte Li
Minha Veleden, fexh’alhu Mubareken Takijjen min Shi’ati Al-i Muhammad (sal-lal-lahu
alejhi ve alihi ve sellem) Velaa texh-‘el Lish-Shejtani fihi Shirken velaa Nesiba.
2

(O Allahu im, me besimin Tënd e kam pranuar ate dhe me fjalët e Tua e kam bërë hallall
pra, nëse na dhuron fëmijë, bekoe dhe bëre besimtar dhe ithtar të Ehli Bejtit (a) dhe mos i
lejo shejtanit (djallit) të ketë çfardo hise ose rol në fëmijën.)
Nëse dhëndëri ka dëshirë të bën mardhënie intime me bashkshorten, preferohet të lexoj
duanë në vijim:
“Allahummer-Zuqni Veleden, vexh-‘alhu Teqijjan Zekijjan;Lejse Fi Khalkihi Zejaadeten
ve la Nuksaan,Vexh-‘el Aakibetehu ila el-Khajr”
(O Allahu im! Më jep fëmijë i cili do të jet besimtarë dhe i pastërt, në krijimin e të cilit
nuk do të ketë asgjë që mungon ose të tepërt dhe, bëre fatin dhe kësmetin e tyre të mirë
dhe të begatshëm.)

Në momentitn e marhdhënieve intime preferohet të thuhet: Bismillah el Rahman el Rahim
(Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërsit)
Në hadithin e Imam el-Sadikut (a) thuhet:
“Mos planifiko natën e martesës të përputhet me hënën kur kalon në fazën e akrepit,
sepse nuk do të shpie në martesë të lumtur.”
Gjatë javës së parë të martesës…
Është transmetuar se Resulullahu (s) i ka thënë Imam Aliut (a):
“Pengo bashkshorten nga ngrënja e katër gjërave në javën e parë të martesës:
1. Produkte bylmeti
2. Uthull
3. Koreander (Coriandrum Sativum) – Lloj erëze të përvitshme europiane.TPF
1
FPT

4. Molla të tharta
Imam Aliu (a) pyeti për shkakun e kësaj, kurse Resulullahu (s) u përgjigj:
“Këto katër lloj ushqime mund ta bëjnë mitrën të fothtë dhe shterpe…” Nëse menstruon
pas konsumimit të uthullës ajo asnjëherë nuk do të bëhet plotësisht e pastërt (nga
menstruacioni). TPF
2
FPT

Korianderi do të intensifikon gjakosjen e menstruacionit në brendinë e saj, dhe do t’i
shtojë dhimbjet gjatë lindjes. Ndërsa molla e tharët do të ndalon gjakosjen e
menstruacionit e cila do të shkaktonte sëmundje tek ajo…”

Të ngjashme

Back to top button