Edukim i FëmijeveFëmijet & RiniaIslamologji

ROLI I NËNËS NË MBROJTJEN E FËMIJËVE NGA DUKURITË NEGATIVE NE SHOQËRI

XHEVAHIRE BAJRAMI – ABAZI
ROLI I NËNËS NË MBROJTJEN E FËMIJËVE NGA DUKURITË NEGATIVE NE
SHOQËRI

Ata prindër që i frymëzojnë, i këshillojnë dhe i ndihmojnë fëmijët e tyre për të marrë
edukatë dhe dije, janë sikurse Dielli që të tjerët i ndriçon dhe vetë është dritë, janë
sikurse misku që është i këndshëm me aromën e tij e që i kënaq edhe të tjerët.
Me vetë faktin se Allahu xh.sh na dalloi nga të gjitha krijesat tjera, atëherë këtë nder dhe respekt si
halife në tokë, si do ta konkretizojmë dhe ta argumentojmë te Allahu fuqiplotë.
Rezultati i arsimimit nuk është vetëm njohja e Zotit, apo e pranimit të Islamit fe, por është rezultat
i zbatimit dhe i praktikimit të dispozitave që parashtroi Allahu në Kur’an dhe Muhammedi a.s në
Sunnetin e Tij.
Islami sqaroi se të gjithë fëmijët janë dhuratë nga Allahu, ndërsa prindërit janë të detyruar t`i
referohen kësaj dhurate në mënyrë të veçantë, duke e ditur se janë përgjegjës për ato veprime të
cilat Allahu i përcaktoi për ata si detyra dhe obligime. Fëmija i pajisur me ndjenjën e mëshirës do
të shikojë bukuri e mirësi në rrethin ku jeton. Ai do të kujdeset për të varfrit, do të mbrojë të
dobëtit dhe do të ndihmojë personat në nevojë.
Lumturia e vërtetë vjen nga brenda dhe është rezultat i besimit të fortë dhe të kuptuarit të qëllimit
të ekzistencës. Ajo vjen nga kuptimi i qartë i jetës dhe misionit të tij personal si mysliman i vërtetë.
Fëmijët do të jenë shkaku i drejtësisë për lumturinë e prindërve në mënyrë kontinuele, si në këtë
botë, ashtu edhe në botën e ardhme. Në të njëjtën kohë, lumturia është dëshmi se si prindërit e
kuptojnë drejt islamin, i cili është garantues i jetës së lumtur, mendimeve paqësore dhe sukseseve.
Detyra kryesore e nënës është të fitojë përsosjen dhe pastërtinë në mendimin, këndvështrimin dhe
besimin e vet. Në këtë mënyrë përmbushja e detyrimit që ia ka dhënë Krijuesi i saj për fëmijën e
vet, atë do ta bjerë në pozitën e krijesës njerëzore të vërtetë, duke u bërë e denjë që të fitojë lumturi
edhe në këtë botë, edhe në jetën e amshuar.

Allahu na ka krijuar për të mësuar dhe për ta shprehur me të tjerët dijen dhe edukatën e
përvetësuar. Ajeti 97 i sures Nahl thotë : “Kush bënë vepër të mirë, qoftë mashkull apo femër, e
duke qenë besimtar Ne do t’i japim atij një jetë të mirë në këtë botë dhe do t’i japim
shpërblim më të mirë për veprat e tyre”.

Paqja, lumturia dhe siguria në familje vendosen me bashkëpunimin reciprok të bashkëshortëve në
vendim, moral dhe besim. Të gjithë këta elementë, tek fëmijët do të jenë ndihmë, shtytës drejt
gëzimit apo hidhërimit që mund të sjellë ai për prindërit e tij.
Në Kur’an, Allahu përmend fjalën “ kurratu ajn” që do të thotë loçkë, burim ngushëllimi e gëzimi,
qetësi e ëmbëlsi e syve. Dashuria është mjet magjik për të ndihmuar dhe për të ndryshuar çdo gjë.
Dashuria është metoda më e sofistikuar e komunikimit njerëzor. Përmes dashurisë mundësohet
ndërtimi i urave që lidhin njerëzit e racave të ndryshme, kulturave dhe vlerave. Përmes dashurisë,
prindërit edhe atëherë kur ndjehen se janë të lodhur, lulëzojnë për të realizuar qëllimin që atyre u
është dhëne nga Allahu, mburojë,ndihmë, afrim, përkushtim për fëmijët e tyre. Pra,dashuria është
çelës i forcës, i bujarisë, i fisnikërisë e sigurisë së tyre në jetë

Ata prindër që i frymëzojnë, i këshillojnë dhe i ndihmojnë fëmijët e tyre për të marrë edukatë dhe
dije, janë sikurse Dielli që të tjerët i ndriçon dhe vetë është dritë, janë sikurse misku që është i
këndshëm me aromën e tij e që i kënaq edhe të tjerët.
Si mund të mos e marrim rëndësinë e duhur dhe vlerën e një mësuesi i cili është personi më i
rëndësishëm në jetën e fëmiut , pas prindërve të tij. Ashtu si roli i prindit që ka tipare pedagogjike,
ashtu edhe roli i mësuesit ka tipare prindërore. Mësuesi, menjëherë pas prindit ndihmon në
krijimin e personalitetit dhe të karakterit të fëmijës. Edukimi, mënyra dhe baza morale sipas së
cilës rriten fëmijët, përbëjnë elementet më të rëndësishëm në përsosjen e tyre dhe në realizimin e
premtimit që i kemi dhëne Allahut.
Arsimimi laik që zhvillohet nëpër shkollat tona, është i rëndësishëm. Kjo rëndësi është sepse
shkollat janë tempuj të dijes. Por, sa i rëndësishëm do të ishte ky arsimim, kur shumë individë,
edhe pse shumë vite të jetës së tyre i kanë kaluar brenda këtyre vatrave të diturisë, duke përfunduar
edhe arsimin e lartë, ata me karakter dhe me moral fatkeqësisht janë shumë të ulët. Andaj, besimi i
fortë në Allahun është burim i gjithë të mirave dhe rritja e fëmijës me këtë besim, do ta bëjë atë të
ndërgjegjshëm, të moralshëm, fisnik dhe përgjegjësitë që ia dikton jeta, do t’i pranojë me shumë
lehtësi.

Fëmijët dhe Namazi
Pas besimit, fëmijët duhet inkurajuar që të falin namaz, të lexojnë Kur’an, të bëjnë vepra të mira,
duke u shpjeguar se veprimet e tilla janë të pëlqyeshme dhe shpërblehen nga Zoti. Njëkohësisht
çdo veprim të mirë që bëjnë ata, do të rrisin dashurinë e nënës duke e bëre atë që nga lutjet e saj do
të kenë vetëm përfitime edhe në këtë botë, edhe në botën e ardhme.
Pra, mirësjellja është çelës i jetës së ndershme. Virtytet, fisnikëria, ndershmëria,drejtësia duhet t’u
mësohen fëmijëve për të qenë ata më afër me Zotin, i cili do t’u ndihmojë që në shpirtin e tyre të
mos krijohet urrejtja, lakmia, zilia e vese tjera të dëmshme për ta dhe shoqërinë. Shembulli i mirë
prindëror është bazament për të ardhmen e tyre.
Qartë është e kuptueshme pse ka investuar Islami kaq shumë dhe Muhammedi a.s i cili është
dërguar për ta përsosur moralin njerëzor “buithtu li utemmime…..” Në këto kohë moderne,
paralajmërimi për të rritur dhe edukuar një fëmijë, është një proces në fazën e asfiksisë. Kjo
gjendje krijohet ashtu sikur në universitete të ndryshme që zhvillohen studime teorike, ndërsa në
praktikë gjëra të tilla nuk vërehen. Sa e rëndësishme është kultivimi i respektit të ndërsjellë në mes
anëtarëve të familjes, aq e rëndësishme është që atyre t’u mësohet mirësjellja me të tjerët, t’u
ofrohet dashuri e dhimbje të moshuarve, fëmijëve dhe mbarë shoqërisë.
Ndërtimi i një fëmije me karakter të fortë është ndërtimi i një anëtari të shëndetshëm moralisht të
nevojshëm për shoqëri. Njëherësh, kjo është dera e mirësisë, me anë te së cilës ne i shërbejmë
Islamit dhe vendit. El-Gazaliu, dijetari i njohur islam, për dijen, urtësinë, dashurinë dhe butësinë që
lindin nga ushqimi hallall thotë: “Ushqimi hallall e pastron zemrën, e ndriçon atë dhe e aftëson
për pranimin e njohjes.” Çdo gjë tjetër është e pavlerë në krahasim me edukimin islam.
Çdo gjë që e ka njeriu në këtë botë, mund t‘ia merr djalli, t’ia djegë zjarri, t’ia vjedhë hajni, por
edukimi i mirë dhe dituria është pasuri e amshueshme që na mbijeton në këtë botë, e që sipas saj
përcaktohet fati i përhershëm në botën tjetë Islami, që nga fillimi vendosi çmim të lartë për
edukimin dhe arsimimin e fëmijëve. Për të është theksuar në mënyrë permanente në Kur’an i cili

thotë: ”Allahu lartëson ata që besuan dhe i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është
dhënë dituri”.
Sa bukur është përdorur kuptimi i arsimit përmes fjalës “Ta’lim prej alim”, që do të thotë: të dinë,
të jenë të vetëdijshëm për të perceptuar, për të mësuar, e cila është përdorur për të treguar njohuritë
që kërkohen përmes mësimit dhe mësimdhënies.
Ndërsa fjala “Terbije” nënkupton një gjendje të edukuar shpirtërore dhe etike në përputhje me
vullnetin e Zotit, e cila gjithashtu tregon se dija është amaneti i Allahut për të dërguarin e Tij, që ta
qojë në vend me besnikëri ashtu siç ia dorëzoi Allahu atij. Kush mëson diçka nga dija e pastër
islame, le ta konsiderojë prijës të vetin dhe si argument mes tij dhe Allahut.

Pra Islami mëson fjalën e vërtetë, turpin, frikën, respektin, karakterin, besimin, durimin,
modestinë, të cilat virtyte shpirtit të njeriut i japin formë të veçantë për të qenë i dobishëm në
mesin e shoqërisë. Në qoftë se ne shpresojmë që të ketë sukses qëllimi ynë për të rritur fëmijët tanë
me edukatë islame, prindërit dhe edukatorët muslimanë duhet të zhvillojnë një metodë më të mirë
në proceset e zhvillimit moral të tyre.

Kuptimi i vlerave islame mundëson arritjen e qëllimit të vërtetë të mbrojtjes dhe realizimit të
përpjekjeve për të qenë një personalitet më i përsosur. Vizioni Islam arrin për të prodhuar tek
fëmijët ndjenjën e mirëkuptimit, angazhimit dhe përgjegjësisë sociale dhe i motivon ata për t’i
shërbyer Islamit dhe njerëzimit në mënyrën e marrjes së vendimeve të drejta, është e kushtëzuar në
zotërimin e një mendje të shëndoshë dhe në të qenët i aftë për mendimin e pakontestueshme.

Të ngjashme

Back to top button