
Uncategorized
RESPEKTIMI I LIGJIT
RESPEKTIMI I LIGJIT
Njerëzit nuk mund të jetojnë pa ligje. Ligji është i nevojshëm për mbarëvajtjen e shoqërisë dhe për të mbrojtur jetën e njerëzve, si dhe për parandalimin e tiranisë dhe abuzimit.
Në ato shtete, ku zbatohet ligji dhe populli e respekton atë, njerëzit janë të qetë dhe të sigurt. Mosrespektimi i ligjit është shenjë e prapambetjes dhe anarkisë.
Ne muslimanët jemi të mendimit se ligjet e ndritura të Islamit janë për lumturinë tonë. Prindërit janë përgjegjës për mësimin e ligjeve fëmijëve të tyre. Kur prindërit ecin këmbë bashkë me fëmijen dhe për të kaluar në anën tjetër të rrugës kalojnë në pjesën e shënuar, fëmija i tyre gjithashtu mëson ta respektojë këtë rregull.