Edukim i FëmijeveFamiljeKëshille e PytjePër jetëSociologji

QËNDRONI TË LIDHUR NË FAMILJE

Bëni përpjekje për të qëndruar në kontakt. Sigurisht, familjet e ngushta kanë aftësinë të vazhdojnë ‘bisedën’ aty ku ka mbetur më parë edhe pa u takuar me javë apo muaj. Mbajeni këtë afërsi mes familjarëve tuaj duke i kontaktuar. Në ditët e sotme, kjo gjë është lehtësuar tej mase falë rrjeteve sociale, mirëpo asgjë nuk mund të krahasohet me takimet ballë për ballë. Takohuni madje dhe për 30 minuta gjatë drekës dhe interesohuni se si janë dhe mbani këtë ngrohtësi mes familjarësh si një gjë të çmuar.

Një familje e lumtur nuk zhvillohet pa mundin tonë. Për të krijuar një familje të lumtur ne duhet të jemi të kuptueshëm, të durueshëm, të bëjmë kompromis dhe të dhurojmë dashuri dhe nuk duhet të ketë vend për ego dhe krenari. Nëse jeni lënduar nga familja juaj, pyesni veten a dëshironi që gjërat të përmirësohen. Nëse përgjigja është po, atëherë bëni gjithçka me fuqinë tuaj për t’i kthyer të pahijshmet në gjërat pozitive.

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 26, maj/qershor 2018, fq. 37)

Të ngjashme

Back to top button