FakteKëshille e PytjePër jetëPsikologjiSociologji

Pse i mënjanojmë përgjegjësitë?

Punët dhe detyrat çdo ditë e më shumë grumbullohen dhe vështirësohen. Gjithnjë mendoj se asgjë nuk ndodhet në vendin e vet. Mendja ime është konfuze nga kjo paqartësi. Çdo ditë vonohem për në orën e mësimit ose për në punë. Punimet hulumtuese që më përcakton mësuesi gjithnjë i dorëzoj me vonesë dhe detyrohem t’i kërkoj kohë shtesë.

Po ashtu në jetën private nuk arrij në kohë në takime, s’u përmbahem premtimeve. Në kohën kur një pjesë e mjeteve të domosdoshme jetike prishen ose amortizohen, duhet aq shumë të ma përmendin këtë fakt saqë të detyrohem të mendoj për përmirësimin e tyre. Shumë prej punëve dhe obligimeve i lë përgjysmë e të papërfunduara… Shkurt, më është bërë zakon joserioziteti, lënia e punëve mënjanë, përtacia, largimi nga angazhimet, konfuzioni, papërgjegjësia, zvarritja e punëve dhe…’’

Pra nëse shprehjet e lartpërmendura ekzistojnë brenda shpirtit tuaj, duhet të dini që edhe ju jeni bërë viktimë e vesit të zvarritjes së punëve dhe joseriozitetit; edhe pse kjo mënyrë e sjelljes dhe të jetuarit është rruga më e përshtatshme për të mbyllur sytë para vështirësive e përgjegjësive, ajo rezulton me përfundim negativ dhe plot dhimbje e vuajtje. Kjo mënyrë jetese i komplikon punët dhe bëhet shkak që ato të grumbullohen dhe ta ndiejmë veten në ankth, në një situatë të mjerueshme dhe të pazgjidhshme. Madje ndodh që ndonjëherë kjo mbingarkesë me detyra ose punë të lëna përgjysmë, (që vetë jemi bërë shkak për to) të na pengojë aq shumë saqë të mos kemi mundësi për kryerjen e detyrave imediate ose për shlyerjen e dëmeve që i shoqërojnë ato.

Huazuar nga broshura e “Kolegjit Saadi”, Tiranë.

(Revista “Vlera”, nr. 7, nëntor 2011, fq. 21)

Vazhdim

Të ngjashme

Back to top button