Islamologji

Pse Femrat Muslimane Veshin Hixhabin

Pse Femrat Muslimane Veshin Hixhabin

Hixhabi është një simbol i besimit, i një fuqie të brendshme dhe të qëndrueshme. Një
femër e cila vesh hixhabin bëhet një shenjë mirësie në islam. Parasëgjithash femrat që
veshin hixhabin janë të mbrojtura nga avantazhet dhe disavantazhet të shkaktuara nga
mediat të bazuara në injorancën gjenerale.

Në vitet e fundit, një pjesë e vogël e rrobave ka arritur të shkaktojë një trazim kaq të madhë.
Shamija apo hixhabi që gratë muslimane e mbajnë në kokat e tyre është duke bërë bujë në mbarë
botën. Hixhabi është ndaluar në shkollat ​​publike franceze dhe vendet e tjera evropiane e kanë
adoptuar, ose janë duke hartuar legjislacionin e ngjashëm. Në Australi, një prezantues i radios
shkaktoi edhe debatin dhe zemërimin kur ai bëri thirrje që mbulesa e fytyrës me perçe (nikabi)
të jetë e ndaluar nga bankat dhe zyrat e postës. Madje edhe vendet me shumicë muslimane, të
tilla si Turqia dhe Tunizia ndalojnë mbajtjen e hixhabit në ndërtesa të caktuara qeveritare.
Kur një pjesë e vogël e rrobave shkakton polemika dhe konflikt të tillë, nuk do të jetë më e lehtë
për ta hequr atë? Pse atëherë, në rrethana të tilla, gratë muslimane mbajnë shamija? Ka një numër
arsyesh pse. Por një përgjigje e lehtë është, sepse ato besojnë se Perëndia e ka bërë atë një
detyrim për besimtaret. Në Kur'an, Zoti u tregon besimtarëve dhe besimtareve të ulin shikimin e
tyre dhe të vishen me modesti. Ai (Zoti) në mënyrë specifike u drejtohet femrave kur Ai u thotë
atyre të mos i tregojnë stolitë e tyre, përveç asaj që është e dukshme, dhe ti tërheqin vellot e tyre
mbi supet e tyre. (Kur'an 24:30-31)

Këto ajete të Kur'anit janë të njohura si ajetet e hixhabit dhe ky është konsensusi i dijetarëve
islamë që ata të bëjnë mbajtjen e hixhabit të detyrueshëm. Disa vende, të tilla si Arabia Saudite
dhe Katari bëjnë zbatimin e këtij llojit të veshjes si nji kod. Femrat atje duhet që të mbulojnë
flokët e tyre dhe veshin një lloj fustani të gjatë të lirshëm, mbi rrobat e tyre. Megjithatë, për
shumicën e grave muslimane në mbarë botën, që të mbulohen ose jo,është një zgjedhje e lirë e
tyre. Perëndia kërkon që femrat muslimane të vishen me modesti dhe të veshin hixhab para
publikut dhe në prani të njerëzve të cilët nuk janë të afërmit e tyre.

Edhe pse fjala shami në gjuhën angleze dhe arabe hixhab, edhe pse këto terme janë
kundërthënëse njëra me tjetrën, ia vlen të përmendet se hixhabi është më shumë se vetëm një
shami. Ky është një term që mbulon një shumëllojshmëri të veshjeve duke përfshirë shamin, por
gjithashtu një shumëllojshmëri të stileve në veshje të ndryshme nga e gjithë bota. Shumë prej
tyre kanë konotacione kulturore të tilla si shalwar kammez (shallvare me këmishë) për
pakistanezet dher burqa (burka) për afganet, Por sa herë që një grua muslimane mbulon "stolitë
e saj", ajo duhet ta vendos edhe hixhabin.

Islami është i njohur si një fe që ka lidhje me kohezionin e komunitetit dhe kufijtë moral dhe për
këtë arsye hixhabi është një mënyrë për të siguruar kufijtë moral midis burrave dhe grave që nuk
janë në lidhje të respektohen mes vete. Në këtë kuptim,termi hixhab përfshin më shumë se një
shami dhe më pastaj një kod veshje. Ky është një term që tregon një veshje modeste dhe një
sjellje modeste. Për shembull, nëse një grua muslimane ështe e veshur me hixhab, por në të
njëjtën kohë përdor gjuhën e keqe, ajo nuk do të kishte përmbushur kërkesat e hixhabit.
Shumica e femrave myslimane që veshin hixhabin, duhet t'i binden Perëndisë dhe të jenë të
njohura si gratë e respektueshme. (Kuran 33:59)

Në 30 vitet e fundit hixhabi është shfaqur si një shenjë e vetëdijes islame. Shumë gra e shohin
hixhabin si tregues i dëshirës së tyre që të jenë pjesë e një ringjallje islame, veçanërisht në vendet
ku praktikimi i Islamit është dekurajuar apo madje edhe e ndaluar. Ndërsa ata që kërkojnë për të
ndaluar hixhabin i referohen asaj si një simbol i shtypjes në baza gjinore, por gratë që zgjedhin
të mbajnë një shall, ose të veshin hixhabin, në kuptimin e gjerë të fjalës bëjnë kështu duke marrë
vendime personale dhe zgjedhje të pavarura. Ato e shohin atë si një e drejtë dhe jo një peshë apo
mundim. Gratë që veshin hixhab shpesh e përshkruajnë veten si të "liruara" nga shoqëria jo reale
e kulturës së modës.

Hixhabi liron gratë të mendohen si objekte të dëshirës seksuale dhe nga vlerësimet për dukjen e
tyre duke u përqëndruar më tepër në formën e trupit të saj sesa mendjet e tyre dhe
intelegjencën. Përveq kësaj ato janë të liruara nga skllavëria e mediave dhe imazheve të tyre.
Femrat që veshin hixhabin e kanë shprehur modestin e tyre dhe mbulimi i flokëve të tyre e
minimizonë nxitjet seksuale në vendin e punës.

Krenaria e mbajtjes së hixhabit është një shenjë e ngritjes morale në vendet muslimane. Është e
vërtetë se në disa familje dhe në disa shoqëri myslimane, hixhabin nuk praktikojnë si një rregull
Kuranore dhe kjo shumë qartë e deklaron se nuk ka dhunë në fe (Bekare ,256). Në shumicën e
rasteve femrat të cilat vendosin që ta veshin hixhabin ato deklarojnë se ballafaqohen me shumë
pengesa si nga familjet muslimane gjithashtu edhe nga ato jo muslimane. Në rruzullin tokësorë
ka raste të shumta në të cilat femrat duhet ti mbrojnë të drejtat e tyre për ta mbajtur hixhabin.
Hixhabi është një simbol i besimit, i një fuqie të brendshme dhe të qëndrueshme. Një
femër e cila vesh hixhabin bëhet një shenjë mirësie në islam. Derisa meshkujt musliman
munden shumë lehtë të futen në shoqëri, femrat muslimane vendosen në radhë dhe janë të shtyra
të mbrojnë jo vetëm zgjedhjen për tu mbuluar, por edhe fenë e tyre. Parasëgjithash femrat që
veshin hixhabin janë të mbrojtura nga avantazhet dhe disavantazhet të shkaktuara nga
mediat të bazuara në injotancën gjenerale.

Të ngjashme

Back to top button