Tregime Urtesie

PROFETI DHE JETIMI

Një nga shokët e Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) transmeton: “Një ditë, ne ishim me Profetin. Tek ne erdhi një djalë. Ai i tha Profetit: “Unë jam jetim dhe kam një motër. Nëna jonë ka mbetur e ve, prandaj na ushqe me ato që të ka ushqyer All-llahu dhe na jep prej asaj që të ka dhënë Allahu dhe të jesh i kënaqur.” Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) tha: “Sa bukur që fole o djalë!” Pastaj, i tha Bilalit: “Shko dhe merr çfarë të ketë nga ushqimet tona!”. Bilali shkoi dhe mori me vete njëzet e një kokrra hurma. Profeti (s.a.s.) ia dha djalit hurmat dhe i tha: “Shtatë kokrra janë për ty, shtatë për motrën tënde dhe shtatë për nënën tënde.”

Në ato çaste, Meadh ibn Xhebel u ngrit dhe vuri dorën në kokën e djalit me përkëdheli
dhe i tha: “Allahu ta lehtësoftë jetimërinë tënde dhe të bëftë trashëgues të mirë të
babait tënd!” Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) i tha Meadhit: “Ku e pate qëllimin me atë që bëre?” Meadhi tha: “E bëra për dashuri ndaj tij.” Profeti tha: “Cilido që merr nën kujdes një jetim dhe
kujedeset për atë duke vënë dorën e tij mbi kokën e jetimit dhe e përkëdhel, për çdo
fije floku të cilën e prek dora, Allahu i Madhëruar do t’i japë të mira dhe për çdo fije floku do t’ia fshijë atij të këqijat dhe për çdo fije floku do ta lartësojë.”

Allahu i Madhëruar thotë në Kur’an: “E jetimin mos e keqtrajto.” (Sure Duha, ajeti 9)

Të ngjashme

Back to top button