
PESËMBËDHJETË FAKTE RRETH DEPRESIONIT
Depresioni është një “sëmundje mendore” nga e cila vuajnë rreth 350 milionë njerëz. Mund t’i kaplojë të gjithë, pavarësisht moshës, lokacionit gjeografik apo statusit shoqëror. Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se deri në vitin 2030 depresioni do të jetë shkaku i dytë kryesor për invaliditet, menjëherë pas SIDA-s. Ja pesëmbëdhjetë kërkimet shkencore rreth depresionit:
1. Gratë pothuajse dy herë më shumë vuajnë nga “depresioni klinik”, ngase mund të kenë predispozita më të larta gjenetike për zhvillim të depresionit.
2. Depresioni mund të ndikojë që të ëndërroni 3-4 herë më shumë se normalja.
3. Kreativiteti lidhet me depresionin. Kërkimet bëjnë me dije se shkrimtarët kanë shanse 121% më të mëdha për t’u sëmurë nga depresioni bipolar, ndërkaq 50% më shumë për vetëvrasje sesa popullata normale.
4. Sipas një kërkimi, substanca “spilocibin”, e cila gjendet te kërpudhat, mund të shfrytëzohet për trajtimin e depresionit.shë
5. Sipas një hulumtimi me 14 mijë nëna, erdhi në përfundim se gjidhënia e zvogëlon rrezikun për gjysmë nga depresioni.
6. Ekziston lidhje ndërmjet depresionit dhe kafshimit të maceve.
7. Sipas hulumtuesve brazilianë, “Ajahuaska” mund të jetë njëkohësisht shëruesi i depresionit.
8. Feja ndihmon në ulje të depresionit, – është rezultati i hulumtimit të “Universitetit të Kolumbisë”.
9. Komikët janë më depresivë.
10. Kalimi i një kohe të gjatë në internet ndikon në zhvillimin e depresionit.
11. Vetëlëndimi lidhet me depresionin.
12. Qetësuesit ndikojnë thuajse sa antidepresivët.
13. Ushtrimet e përditshme e largojnë depresionin.
14. Mirënjohja e rrit sasinë e serotoninit dhe dopaminës, njëjtë sikurse bëjnë antidepresivët.
15. Videolojërat kundër depresioni ndikojnë më mirë se dhënia e këshillave.
Redaksia e revistës “Vlera”.