
FrazaKëshille e PytjePër jetë
Përvoja e jetës
Hyrje
Hazret Imam Aliu (a.s.) në lidhje me përvojën jetësore ka thënë:
- “Përvojat janë dituri të fituara”.
Hazret Imam Aliu (a.s.) duke iu drejtuar djalit të tij hazret Hasanit (a.s.) tha:
- “Kam nxituar me edukimin tënd para se zemra të forcohet, dhe mendimi të okupohet, që të jesh i përgatitur përmes mendjes tënde për të kapur frytet e përvojave të tjerëve. Në këtë mënyrë do të jesh i kursyer nga barra e kërkimit të tyre dhe do të ruhesh nga vështirësitë e të sprovuarit”.
- “Kush nuk i provon punët, është i mashtruar”.
- “Kush i vërteton përvojat, do të ruhet nga vendet e rrezikshme, kush e sheh veten të panevojshëm për përvojë, nuk sheh mbarimin e punëve”.
- “Të menduarit e njeriut është në madhësi të përvojës së tij”.
Kurse imam Xhafer Sadiku (a.s.) ka thënë:
- “Le të mos lakmojë njeriu me përvojë të vogël, i mahnitur me mendimin e tij, për çfarëdo lloj pushteti”.
(“Peshorja e urtësisë (përmbledhje e haditheve)”, përmbledhjen e përzgjodhi: Muhamedi Rej Shehri, përktheu: Besa Bytyqi, botues: “Zehra” Prizren 2010, fq. 95-96)