
Përse islami nuk e ka shpallur të paligjshëm shkurorëzimin?
Në këtë moment mund të shtohet një pyetje relevante. Nëse shkurorëzimi është aq i urryer sa që ai që shkurorëzohet nga gruaja konsiderohet armik i Zotit, përse Islami nuk e ka shpallur shkurorëzimi të paligjshëm? Çka e pengoi Islamin që ta shpallë të paligjshëm shkurorëzimin dhe ta lejojë atë vetëm në raste të posaçme? Me fjalë të tjera, a do të ishte më mirë për Islamin që t’i caktonte kushtet dhe t’i lejonte vetëm mashkullit të shkurorëzohet nga gruaja në këto rrethana? Nëse shkurorëzimi do të ishte i kushtëzuar, aty domosdo duhet të paraqitet aspekti gjyqësor.
Sa herë që mashkulli do të donte të shkurorëzohej nga gruaja e vet, së pari do të duhej të parashtronte dëshmi para gjyqit, që kanë të bëjnë plotësimin e kushteve të kërkuara. Nëse gjyqi e konsideron dëshminë e tij të besueshme dhe argumentet e tij të arsyeshme, ai do të marrë leje të shkurorëzohet, përndryshe jo.
Çka është pas gjithë kësaj domethënia e vërtetë e deklarimit: shkurorëzimi është më e pështira nga të gjitha gjërat e lejuara? Nëse shkurorëzimi është gjë e lejuar, atëherë nuk është e pështirë, e nëse është e pështirë nuk është e ligjshme. Të jesh i pështirë dhe të jesh i ligjshëm është kontradiktore.
Pos kësaj shtrohet pyetja: nëse shoqëria, me fjalë të tjera ai që quhet pushtet gjyqësor dhe që e prezanton shoqërinë, ka të drejtë në shkurorëzim, për të cilin thuhet se është i urryer dhe i pështirë, a nuk mund të inkuadrohet ajo në shkallë aq të lartë sa të mund ta pengojë shkurorëzimin e nxituar dhe ta zgjatë aq gjersa njeriu të mos ndryshojë vendimin e vet? Në një kohë tjetër shoqëria, do të thotë po ajo gjyqësi, do të mund të kuptonte se martesa për të cilën bëhet fjalë është me të vërtetë inkompatibile dhe se do të ishte më mirë që kjo lidhje të zgjidhet.