
Përse i ekzagjeroni virtytet e Imam Aliut?
Autor: Az’har NASSER
Dikush më pyeti një herë: “Përse ekzagjeroni virtytet e Aliut (paqja qoftë mbi të)”? Kështu që mendoja për veten time…: “A është e mundur t’i zmadhojmë meritat e këtij njeriu”?
Ju nuk mund të flisni për dikë nëse nuk e njihni atë! Dhe askush nuk e dinte Aliun (paqja qoftë mbi të) si Muhamedi (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij). Pra, çfarë tha Pejgamberi i Shenjtë për virtytet e Aliut (paqka qoftë mbi të)?
Para së gjithash, fjalët e Pejgamberit të Shenjtë ishin të frymëzuara në mënyrë hyjnore siç thotë Kurani i Shenjtë në suren en-Nexhm (surja 53, ajetet 3 dhe 4):
Arabisht:
Transliterimi:
We mā jentiku ‘anil-hawā.
In huwe il-lā wahjun jūhā.
Përkthimi:
“Ai nuk flet sipas qejfit të vet,
por ajo është vetëm shpallje hyjnore”.
Pra, kur Muhamedi (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) flet për Aliun (paqja qoftë mbi të), është në të vërtetë vetë Zoti që po flet për Aliun (paqja qoftë mbi të). Pra, çfarë tha Profeti i Shenjtë (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) për virtytet e Aliut (paqja qoftë mbi të)?
Është regjistruar se Havarizmi, një dijetar i shquar sunnit në librin e tij “El-Menakib”, thotë se Profeti i Shenjtë (paqja qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij) një ditë i tha Prijësit të Besimtarëve:
Arabisht:
Transliterimi:
Jā Alijj! Lew lā ennī ekhāfu en jekūle fīke mā kāletuhun-nesārā
fil-Mesīh lekultul-jewme fike mekāleten lā temurru bimelein minel-muslimine
il-lā ekhadhut-turābe min kademike
Përkthimi:
“O Ali! Nëse nuk do të ishte frika se do të thonë për ju, çfarë thonë të krishterët
për Mesihun, unë do të them që sa herë të kaloni kah një grup muslimanësh,
ata të marrin pluhurin nga këmbët tuaja për të kërkuar bekime”.
Vëllezër dhe motra! Allahu i Madhëruar e ka mbushur universin me shenja të mrekullueshme! Ai krijoi diellin e shkëlqyeshëm, yjet e pafund dhe malet madhështore, por ndonjëherë Allahu i Madhërishëm dëshiron të na tregojë bukurinë e Tij, fuqinë e Tij dhe urtësinë e Tij… Dhe nganjëherë Ai dëshiron të na tregojë shenjat e Tij të ilustruara në njerëz, kështu që krijon diçka si Ali ibn Ebi Talibi (paqja qoftë mbi të)
Vëllezër dhe motrat e mia të dashura! Ne i kërkojmë Allahut të Madhëruar që të na ngrejë në ditën e gjykimit me Ali ibn Ebi Talibin (paqja qoftë mbi të).
Dhe përse Aliu (paqja qoft mbi të) është kaq i dashur për ne? Sepse ai ishte më i afërti i Profetit të Shenjtë (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij). Ai ishte porta e qytetit të diturisë. Ai ishte burri i vajzës së Profetit të Shenjtë (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij). Dhe ai ishte ai që mbrojti Profetin kur të gjithë të tjerët ikën.
I lutemi Allahut të Madhëruar që të ringjallemi me Ali ibn Ebi Talibin (a.s) në ditën e gjykimit. Dhe i lutemi Allahut të Madhëruar të na jep mundësinë që të varrosemi në qytetin e shenjtë të Nexhefit, pranë komandantit besnik Ali ibn Ebi Talibit (paqja qoftë mbi të). I lutemi Allahut të Madhëruar që të ndriçojë zemrat tona me dritën e Aliut (paqja qoftë mbi të)!
Shkrim i përkthyer nga ky sajti.