Du'a LutjeFakteIslamologjiMësime IslameTregime Urtesie

Përmendja e Imam Aliut në Kuranin Fisnik

Përmendja e Imam Aliut në Kuranin Fisnik

Në komentin e Kuranit të Imam Ebu Is’hak eth-Thalebiut është transmetuar një hadith i Ebu Dherr el-Giffariut, ku vetë Ebu Dherri rrëfen:

Unë kam dëgjuar vetë me këta dy veshë, përndryshe qofshin të shurdhër të dytë, dhe kam parë me këta dy sytë, përndryshe qofshin të verbër të dytë, se i Dërguari i Allahut ka thënë: Aliu është udhëheqësi i besimtarëve dhe mbytësi i idhujtarëve; kush i ndihmon Aliut – do ta ndihmojë Allahu atë; kush që e braktis Aliun – do ta braktis Allahu atë’.

Dijeni se një ditë unë isha duke u falur bashkë me të Dërguarin e Allahut dhe në mesxhid erdhi një lypës për të kërkuar ndihmë prej popullit. Por, askush nuk i dha asgjë. Imam Aliu ishte në pozitën e rukusë (përulja në namaz) dhe ia zgjati gishtin e unazës; në atë gisht kishte një unazë. I Varfëri erdhi dhe e nxori atë unazë prej gishtit. Atëherë i Dërguari i Allahut iu lut Allahut në këtë mënyrë:

O Allah, vëllai im Musai duke Të bërë lutje thoshte: O Zoti im! Më zgjero gjoksin tim, dhe më lehtëso në këtë punë timen. Më zgjidh nyjën e gjuhës sime që të kuptojnë fjalën time. Më cakto një ndihmëtar nga familja ime; Harunin, vëllain tim. Që të ma forcosh fuqinë time. Bëma shok atë në punën time, në mënyrë që të madhërojmë Ty më tepër. Dhe të përkujtojmë Ty shpesh. Vërtet, ti je Ai që sheh dha na i di punët’. Dhe Ti iu përgjigje:

O Musa! U pranua lutja jote dhe t’u dha ajo që kërkove’.

O Allah! Edhe unë jam robi dhe i dërguari Yt. Zgjeroje edhe gjoksin tim, më lehtëso punën time. Më cakto nga familja ime Aliun si ndihmëtar dhe më forco me atë”.

Ebu Dherri tha: “Betohem në Allahun, ende nuk kishte përfunduar fjalën i Dërguari i Allahut, kur Xhibrili erdhi dhe e shpalli këtë ajet:

إِنَّمَا وَلِيُّكُمُ اللَّـهُ وَرَسُولُهُ وَالَّذِينَ آمَنُوا الَّذِينَ يُقِيمُونَ الصَّلَاةَ وَيُؤْتُونَ الزَّكَاةَ وَهُمْ رَاكِعُونَ ۝ وَمَن يَتَوَلَّ اللَّـهَ وَرَسُولَهُ وَالَّذِينَ آمَنُوا فَإِنَّ حِزْبَ اللَّـهِ هُمُ الْغَالِبُونَ

Miku (i afërmi) juaj i vërtetë është vetëm Allahu, i Dërguari i Tij dhe ata që besuan, që e falin namazin dhe japin zeqatin duke bërë ruku. E kush e ka për mik Allahun, të Dërguarin e Tij dhe ata që besuan, s’ka dyshim se ana (pala) e Allahut është ngadhënjyese”. (Surja el-Maide, ajete 55-56)

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 12, tetor 2014, fq. 16-17)

Të ngjashme

Back to top button