
PËRGJEGJËSIA E PRINDËRVE
“ Zoti yt ka përcaktuar që të mos adhuroni tjetër përveq Atij dhe të silleni mirë me prindërit .”
Prindërit, nga pikëpamjet islame kanë një pozitë shumë të lartë. Islami ka dhënë shumë
rekomandime lidhur me ta, saqë bamirësinë ndaj prindërve e ka konsideruar si një prej adhurimeve
më të mira.
Në Kuran thuhet qartë :
“ Zoti yt ka përcaktuar që të mos adhuroni tjetër përveq Atij dhe të silleni mirë me prindërit .”(El-
Isra 23)
Në një hadith thuhet : “Tri veprat më të mira janë”:
1. Falja e pesë vakteve të namazit në kohën e tyre
2. Bamirësia ndaj prindërve
3. Orvatja në rrugën e Zotit
Pse prindërit janë vendosur në këtë pozitë? Përse Zoti i Madhëruar dhe të Dërguarit kanë dhënë
shumë rekomandime lidhur me prindërit?
Kjo është për shkak se prindërit janë ata, të cilët përkujdesen më shumë për edukimin e fëmijës, andaj
edhe Zoti u ka dhënë një pozitë të tillë. Atëherë, nëse prindërit tregojnë moskujdes në edukimin e
fëmijëve, nuk arrijnë dot këtë pozitë.
I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:
“Njësoj sikur babai që ka të drejtë ndaj teje, edhe fëmijët , gjithashtu, në lidhje me ty kanë të
drejtë”.
Dhe gjithashtu i Dërguari i Allahut ka thënë;”Zoti i mallkoftë ata prindër, të cilët bëhen shkak i
pakënaqësise së fëmijëve të tyre.”
Hz. Ali Bin Husein r.a. ka thënë: “E drejta e fëmijës është ajo që nëse është i mirë ose i keq,
nga ti ka lindur dhe në këtë botë është me ty, ti je përgjegjës për edukimin e tij. Në njohjen e Zotit
duhet të jesh udhëzues i tij, në adhurimet dhe bindjet e Zotit duhet t’i ofrosh ndihmë atij, duhet të
jeni të sigurt që Zoti i Madhëruar do të të shpërblejë për këto vuajtje dhe mundime, dhe nëse
tregohesh i pakujdesshëm do të ndëshkohesh. “ I Dërguari i Allahut s.a.v.s. sërish ka thëne:
”Çdo kush që e rritë një vajzë, duke e edukuar mirë atë, kjo vajzë do ta shpëtojë atë nga zjarri i
xhehnemit “.
Zoti i madhëruar në Kuranin Famëlartë thotë:
“O ju që besuat, shpëtojeni vetën tuaj dhe familjen tuaj nga zjarri “
Fëmija, ka prirje për t’u bërë fatlum ose fatkeq. Ai mund të bëhet një njeri i përsosur, ose të jetojë si
një shtazë e fëlliqur. Lumturia dhe fatkeqësia e fëmijës varet nga edukimi juaj.
Shërbimi më i madh që mund të kryejnë prindërit ndaj fëmijëve është që të edukojnë persona të
sjellshëm, të mëshirshëm, dashamirës, dijetarë, besimtarë dhe të arsimuar.
I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë;
” Gjëja më e mire që babai mund t’i dhurojë fëmijës është sjellja dhe edukata e mirë .”
Duhet të dimë se roli i nënës për edukimin e fëmijës ka më shumë rëndësi.
I Dërguari i Allahut s.a.v.s. , gjithashtu ka thënë:
”Fatlum është ai, lumturia e të cilit ka filluar që në barkun e nënës, dhe fatkeq është ai, fatkeqësia
e të cilit ka filluar që në periudhën kur ishte në barkun e nënës!” dhe i dërguari i Allahut s,a,v,s,
gjithashtu ka thënë:”Xheneti është poshtë këmbëve të nënave tuaja.”
Prindër të nderuar! Fëmijët e sotëm janë baballarët dhe nënat e së nesërmes. Prandaj me
edukimin e mirë të fëmijëve tuaj, ju mund të ndërtoni për ata një të ardhme të ndritur dhe një shoqëri
të shëndoshë.
Fëmija i mirë është shkak i krenarisë, është shkak i krenarisë së prindërve, si dhe mbështetësja e
periudhës së pleqërisë dhe humbjes së fuqisë së tyre.
Prindërit, rezultatin e edukimit të fëmijëve të tyre e vërejnë që në këtë botë, ndërsa nëse janë të
pakujdesshëm, dëmin përsëri do ta vërejnë në këtë botë.
Hz.Ali r.a. ka thënë: “Fëmija i keq është një prej fatkeqësive të mëdha. Fëmija i keq e njollos
nderin e prindërve dhe shkatërron familjen”.
Është e nevojshme që gruaja dhe burri para se të bëhen prindër, të mësojnë si duhet ta edukojnë
fëmijën, e vetëm pastaj të bëhen prindër, për arsye se edukimi i fëmijës fillon që nga lindja, madje
edhe para lindjes./revistavlera/