Për jetëPsikologjiSociologji

Pas vuajtjes vjen kënaqësia

Shkruan: Sh. E.

Pas vuajtjes vjen kënaqësia dhe nuk mund të jetë ndryshe. Për disa kënaqësi duhet të përjetohen edhe disa vuajtje. Të gjitha pengesat, shikuar nga jashtë, duken tiranizuese, por në fund prej kësaj kemi përfitime.

Ajo që na duket si dominim relativ i të keqes ndaj të mirës, në një periudhë të caktuar, në të vërtetë është dominim i të keqes së madhe ndaj të keqes së vogël, më e keqja e vogël nënkuptojmë ata që kanë bërë zullum ashtu që nuk e kanë mbrojtur hakkun.

Fakti që e keqja ekziston dhe se do të provohemi në të vërtetë është domosdoshmëri e kësaj bote – është gërshetuar në qenësinë e saj, sepse është sajuar nga kundërthëniet. Në këtë botë nuk mund të kemi asnjë kënaqësi, e të mos shijojmë hidhësi. Për shembull, nëse jemi të uritur dhe afrohemi te sofra e mbushur me gjellë të ndryshme, për t’u kënaqur në ushqim, duhet shpenzuar një pjesë të kohës dhe energjisë duke ngrënë, ndërsa do t’i “shpenzojmë” edhe dhëmbët. Këto kundërthënie të kësaj bote janë të këqija nëse i shikojmë një nga një, por nëse i shikojmë bashkë, vijmë në përfundim të kundërt. Tani do të flasim për Ditën e gjykimit dhe rënien morale të njeriut i cili ka pasur rast të jetë halif në Tokë, siç i është premtuar.

Në të vërtetë, këtu është fjala për njeriun i cili për hir të një momenti të kënaqësisë i shndërron në zjarr të gjitha vetitë tjera të larta me të cilat e ka nderuar Lavdiploti. Kur të vijë Dita e gjykimit, askush nuk do ta vërejë tjetrin, të gjithë do të përkujdesen për vete, ndonëse do të shihen. Mëkatari i madh do të dëshirojë të sakrifikojë të gjithë njerëzit për ta shpëtuar veten, madje edhe familjen e vet, vëllezërit, motrat – shkurt, gjithë botën.

Të krahasojmë tani njeriun i cili e flijon botën për vete edhe imam Aliun, i cili thotë se sikur t’ia ofronin tërë kozmosin që t’i bëjë zullum një milingone, ai nuk do ta bënte. Tani e shohim se njeriu është qenie e cila është vendosur midis dy skajshmërive: pozitive dhe negative.

Nga njëra anë, kemi njeriun për të cilin thuhet se është: “Mëshirë e Allahut për të gjithë botët”, kurse nga ana tjetër janë ata që mashtrojnë njerëzit, por këtë nuk e bëjnë sipas diktatit të shejtanit, porse vetë janë shejtanë. Në Kuran thuhet se çdo pejgamber do të ketë armiq, ndërsa shejtanët do të jenë me pamje të njerëzve dhe xhinëve. Një grup i njerëzve shndërrohen në shejtanë të vërtetë, jo ithtarë të shejtanit, por shejtanë të kulluar.

(Revista “Vlera”, nr. 23, korrik/gusht 2017, fq. 38)

Të ngjashme

Back to top button