
PARAGJYKIMET SI BURIM POTENCIAL I KONFLIKTEVE ETNIKE NDËRMJET TË RINJVE
Prof.Dr. Lulzim Murtezani
Pasojat nga dy luftërat botërore e vetëdijësuan bashkësinë ndërkombëtare për nevojën për promovimin e luftës kundër diskriminimit nga të gjitha llojet, në funksion të konsolidimit të të drejtave të njeriut. Vitet e fundit gjithkund nëpër botë në nivel global dhe lokal, institucional dhe jashtë institucional zbatohen strategji për zmadhimin e bashkëpunimit ndërmjet njerëzve me qëllim primar zvogëlimin e padurueshmërisë dhe paragjykimeve të ndërsjella. Ekzistimi i qendrave të krizës në regjionet e ndryshme për shkak të konflikteve të karakterit religjioz, etnik dhe racor, paraqet paralajmërim serioz për civilizimin posaçërisht në kohën kur flasim për rritjen e popullatës në vend dhe krizës për shkak të zvogëlimit të resurseve natyrore.
Në komunikim mes njerëzve shpeshherë manifestohen aspekte të caktuara të pakëndshme të asaj sjellje. Këtu mendohet para se gjithash në rastet kur ndjenjat dhe sjelljet ndaj të tjerëve janë negative, në fakt ata janë paragjykimet. Është fakt se ekzistimi i paragjykimeve ndaj grupeve të tjera jo vetë që e vështirëson jetën e grupeve kah të cilët ata janë adresuar, por ajo paraqet edhe një bazë të fortë e cila nxit dhe çon konflikt mes njerëzve.
NATYRA E PARAGJYKIMEVE
Sipas Myers (2003), paragjykimi është një gjykim negativ i një grupi dhe pjesëtarëve të tyre individual. Paragjykimi na çon kundër një individi thjeshtë për shkak të asaj se atë e identifikojmë me një grup të caktuar. Domethënë bëhet fjalë për vlerësime të cilat para së gjithash bazohen në tërë grupin (anëtarësinë), se sa sjellja e ndonjërit anëtarë të atij grupi. (Feldman, 1997).
Vet natyra e paragjykimeve trajtohet nga pikëpamje të ndryshme si pjesë të caktuara të spektrit të sjelljes njerëzore. Ne mendojmë se theksimi i disa tipareve të rëndësishme të paragjykimeve kontribuon deri te kuptimi i tyre më i thellë ndërsa e gjithë kjo në funksion të deskripcionit më të mirë dhe zvogëlimin e efektit të tyre. Nga aty, në këtë punim do të tregojmë për natyrën e tyre nga perspektiva teorike me theks të posaçëm të strategjive për zvogëlimin e të njëjtëve posaçërisht të atyre ndëretnik si sfidë e përhershme e paqës.
Sa do të jenë ata racore, religjioze, gjinore etj., paragjykimet si qëndrime negative përballë atyre që nuk janë sikur ne, kryesisht e kanë sfondin e tyre në atë personal (ndjenjat, qëndrimet, përvojën dhe sjelljen ) dhe në kontekstin shoqëror.
PARAGJYKIMET SI REZULTAT I IMITIMIT TE MODELEVE
Një numër i madh i paragjykimeve barten tek fëmijët nga prindërit, farefisi, moshatarët, mjetet e informimit etj. Fëmijët e vegjël nuk kanë paragjykime nacionale ose racore (Allport, 1961). Ata përmes rrugës së imitimit të sjelljës së të rriturve (modeleve) i ndërtojnë qëndrimet dhe mendimet personale, e po ashtu edhe paragjykimet. Njerëzit nuk lindin me paragjykime ndaj të tjerëve. Një mënyrë e formimit të tyre është kur fëmijët i imitojnë prindërit dhe të afërmit e të tjerë të rritur (Zinberg, 1976: Kryzanoëski, Steëin 1985). Në përputhje me këtë, prindërit, arsimtarët dhe personat tjerë të rritur, të cilët manifestojnë paragjykime ndaj të tjerëve që janë ndryshe nga ata, nuk janë të vetëdijshëm për indoktrinimin e fëmijëve të tyre. Të mësuarit e paragjykimeve përmes modelit së të rriturve fillon nga mosha më e re, afërsisht nga viti i tretë (Katz, sipas Feldman, 1997).
TEORIA E IDENTITETIT SOCIAL
Sipas të njejtës, grupi shfrytëzohet si burim i krenarisë dhe vetëvlerësimit (Taifel, 1982; Turner 1987). Vetëdija për unin e tij është e përbërë nga uni personal, por edhe nga identiteti social. Identitetin tonë e ndërtojmë duke i kategorizuar të tjerët duke u identifikuar me ata – “tanët” dhe duke u krahasuar me ata – “të tjerët”, me çka bëjmë tifo për grupin tonë. Nga aty bëhet e qartë pse njerëzit aq lehtë mund t’i nënshtrohen paragjykimeve ndaj të tjerëve.
PIKËPAMJA KOGNITIVE
Në raportet ndërmjet njerëzve të kulturave të ndryshme, racave dhe grupeve tjera, paragjykimet shpeshherë e eklipsojnë arsyetimin racional në llogari të zmadhimit të padurueshmërisë dhe agresivitetit të ndërsjellë. Sipas teorive konjitive, paragjykimet (dhe stereotipet) ekzistojnë jo vetëm si rezultat I kushteve shoqërore, por paraqiten për shkak të proceseve të të menduarit, respektivisht, tendenca e tyre natyrore për kategorizimin e shfaqjeve me qëllim të thjeshtëzimit të të njëjtave.
Platforma konjitive e paragjykimeve janë stereotipet, që do të thotë konstatimet e paargumentuara dhe të përgjithësuara ndaj grupeve të tjera respektivisht anëtarëve të tyre. Duke u nisur nga tendenca për arsyetimin e stereotipeve, posaçërisht në situate kur egoja e individit është e rrezikuar nga dilemat dhe konfliket e brendshme, thirremi në paragjykimet si një lloj i mekanizmave mbrojtëse.
MENAXHIMI ME PARAGJYKIMET
Është rëndë që njerëzit të lirohen nga paragjykimet, ajo është sikur të tërhiqesh nga ndonjë shprehi. Edhe pse mundohemi që t’i injorojmë mendimet e këqija ndaj të tjerëve, ata janë në kundërshtim me qëllimet tona (Dicain dhe të tjerë sipas Myers 2003). Për këtë arsye edhe nuk është e pazakonshme nëse jemi në dilema për shkak të paragjykimeve, por është me rëndësi të kemi aftësi që t’I kontrollojmë që të mos jemi peng I ideve të tilla, por në të ardhmen t’i kompensojmë me sjellje positive. Domethënë, pyesim se a mund t’i reduktojmë paragjykimet? Vetë natyra e paragjykimeve është shume komplekse, siç potencuam më larte për shkak të numrit të madh të faktorëve, të cilat ndonjëherë nuk janë të lidhura më ndikim e tyre. Megjithatë, me qëllim të reduktimit të paragjykimeve rekomandohen disa strategji (Banks 1993,1995: Slavin 2006; Cook 1984, Brewer dhe Miller 1984):
-Intensifikimi I bashkëpunimit ndërmjet atyre që mendohet se s’kanë paragjykime me ata që kanë paragjykime të tilla
-Krijimi i kushteve për arsim të integruar
-Korigjimi i politikave arsimore dhe politikave të tjera ndërkombëtare të cilat e legjitimojnë ndarjen ndërmjet nxënësve
-Sigurimi i informative për lëndët e stereotipeve si mënyrë më e drejtëpërdrejtë për ndryshimin e skemave përmes edukimit dhe
-Ndërtimi i kulturës së hapur shkollore përballë dallimeve (diversiteteve).
Me qëllim të zvogëlimit të paragjykimeve është e pashmangshme intensifikimi i bashkëpunimit ndërmjet atyre që mendohet se s’kanë paragjykime dhe atyre që kanë paragjykime të tilla, me ç’rast duhet të kemi kujdes që në atë bashkëpunim të krijohen situate për barabarësi dhe të orientuara kah arritja e qëllimit të përbashkët. Në rrethin shkollor të krijohen kushte jo vetëm për konkurencë (garë) por edhe për kooperativë ndërmjet nxënësve.
Është e qartë se paragjykimet megjithatë nuk kanë disa rrënjë të thella në personalitetin e njeriut, dhe nga aty me ndryshimin e kohës dhe normave të një shoqërie në aspektin e menaxhimit të ndjenjave, ato do të zvogëlohen.
Temë e marrë nga libri autorial “ IDENTITETI KULTUROR I TË RINJËVE DHE MODELET E IDENTIFIKIMIT. “