Edukim i FëmijeveFëmijët & RiniaFëmijet & RiniaPër jetëPsikologjiShkenceSociologji

Orientimi i personalitetit të fëmiut

Orientimi i personalitetit të fëmiut

Orientimi i personaliteti të fëmiut është formësuar nga dy faktorë me rëndësi e ata janë, faktori trashëgimi dhe ai i mjedisit. Për këto dy faktorë me rëndësi, shumë mendimtarë psikologë kanë vërtetuar se shumëçka mbi zhvillimin e individit ndërlidhej me fuqitë misterioze, mbinatyrore bashkë me evolimin e mendjes njerëzore, përsosjes edhe mënyra e të kuptuarit të shumë çështjeve që ndërlidheshin me zhvillimin e tij. Filozofët e kohës antike debatonin për shumë probleme të zhvillimit, nëse tiparet e personalitetit të njeriut ishin të trashëguara apo të fituara gjatë jetës. Që nga ajo kohë këto tema i ndanin dijetarët.

Raporti trashëgimi – edukim, studiohej në mënyrë më gjithëpërfshirëse dhe duke filluar nga shekulli XVII, filozofi anglez Xhon Loku (John Locke), përfaqësues i impirizmit, konsideroi se fëmija lind tabula rasa (fletë e pastër), i cili formësohet nga përvoja e mëvonshme e mjedisit dhe faktorëve të mjedisit.

Ndërsa përkundër mendimit të Xhon Lokut, se fëmija lind “fletë e pastër” siç e quan ai, kemi edhe psikologë tjerë që nuk pajtohen me këtë siç është Zhan Zhak Ruso (Jean Jacques Rousseau) i cili në shekullin XVIII dha një tezë, teori tjetër mbi zhvillimin dhe pohoi se: “Fëmija nuk është një i rritur në miniaturë, dhe si faktor vendimtar për zhvillimin e fëmijës ai i konsideronte aftësitë e trashëguara nga prindërit përkundrejt faktorëve të mjedisit”.

Në vitet e para të shekullit XX dijetarët ishin në supozime e mendime të ndryshme që kishin të bëjnë me krijimin e personalitetit dhe se ishin karakteristike teoritë se në personalitet ndikon përvoja apo trashëgimia. Në përvojë përfshihet, edukimi, mjedisi dhe rrethanat tjera që mësoheshin ndërsa në trashëgimi hynin karakteristikat e trashëguara nga prindërit e tyre. Ndërsa psikologët e sotëm pranojnë se natyra (trashëgimia) dhe edukimi (mjedisi human) ndërveprojnë për të krijuar modele dhe personazhe të cilët imitoheshin e pasqyroheshin tek personalitetet e reja të krijuara nga dy komponentët strukturale pra, trashëgimia dhe mjedisi (natyra dhe edukimi).

Vazhdon

Autore: Ikballe Berisha Huduti

(Revista “Vlera”, nr. 26, maj/qershor 2018, fq. 29-30)

Të ngjashme

Back to top button