Poezi

NUK ËSHTË DHE S’MUND TË JETË!

Autor : Zehra Huduti

Shoh gjeneratën time që është kundër atyre që manipulojnë mesazhin
Pasi thirrja dhe qasja e tyre është arrogante
Ata projektojnë madhështinë në një faltore, por vetëm janë oratorë të zot.
Ata mendojnë se të gjithë e duan atë çfarë ata predikojnë
Përderisa nuk i ngjason dhe as që i afrohen imazhit të një predikuesi
Ata ndajnë njerëzit e mi në gjysmë dhe i devijojnë masat
Përkrahin kriminelët dhe justifikojnë atë me një pasazh të rastit
Ata çjerrin gurmazin me vargje lufte, ngase ajetet e paqes nuk përmenden.
Harrojnë kuptimin e emrit Islam, që paqja është lumturia e vërtet
Dhe ne jemi të shpejtë për të vënë në pikëpyetje logjikën tonë
Ne jemi të shpejtë për të vënë në dyshim emocionet tona dhe zemrat tona
Ndërsa fjalët e predikuesit, kurrsesi jo, ato nuk mund të merren në pyetje
Si mund të rrish ulur atje dhe të më thuash të vrasë njerëzin?
Si mund të presësh që unë të kujdesem dhe të qojë në vend thirrjen tuaj?
A je ti Profeti im? A je i privilegjuar me udhëzime hyjnore?
Apo mos ndoshta Profeti ju ka thënë se mesazhi i tij ka nevojë për reforma dhe renovim?

Shohim shumë predikues që po na mësojnë të rinjtë tanë si të zemërohen
Si të urrejnë dhe si të ndajnë
Ata vijnë me një mesazh të shkruar me gjak
E megjithatë ne përsëri ia japim gjithë përqendrimin!
Dhe ua japim lotët tanë!
Ne hedhim një sy qorr ndaj gjenocidit dhe ata jetojnë me krenari ndërsa ne jetojmë me frikë?
Na është thënë të ndalojmë gjithë të keqen nga kudo që të ndodhë
Në vend se të dashurojmë e të bashkohemi pa paragjykime
Kur Allahu lejon diversitetin si begati për ne, kush jemi ne të dalim mbi Lartmadhërinë e Tij?
Me predikimin tuaj, miliona ëndrra shkatërrohen, miliona jetë shkatërrohen dhe miliona humbin vullnetin për të jetuar.
Pasi të gjitha debatet dhe diskutimet në mes të llafazanëve dhe ligjërueseve janë:
Cila duhet të jetë pozita e duarve, këmbëve e kokës gjatë lutjes?
Cila duhet të jetë gjatësia e mjekrës?
A mund të lejohen jomuslimanët të vizitojnë xhamitë?
A mund t’u jepet një kopje e Kur’anit jomuslimanëve?
Sa hurma duhet të hani gjatë iftarit?
Si të deklaroj këdo që nuk pajtohet me interpretimin tim të Islamit si devijant?
Si t’i hedh poshtë ata që nuk pajtohen me mua?
Cili është statusi i atyre që nuk e dinë si ta recitojnë Kur’anin me tingullin e duhur?
Dhe të tjera dhe të tjera dhe shumë të tjera…

Na vjen keq por edhe unë jam bekuar me logjikën e vërtetë
Asnjë njeri nuk është i imunizuar nga kritikat, kjo është evidente
Dhe gjatësia e mjekrës sate nuk është matja e devotshmërisë suaj
Por, ne jemi të barabartë në këtë shoqëri, nëse gjaku im është i lirë atëherë gjaku juaj është i lirë,
Kur ju gjuani fjalën e urrejtjes, atëherë ne do të përgjigjemi me fjalën e dashurisë
Sepse ky është mesazhi që kam mësuar dhe shpresoj që të mësoj farën time
Për mijëra vjet bashkëjetesa jonë ka qenë e shenjtë, dhe tani dëshiron ta shkatërrosh?
A e keqkuptoi gjithë bota Islamin? A donte të thoshte gjenocid kur tha paqe? A donte të thoshte të vriste kur tha se nuk bën asnjë të keqe?
Të krishterët, hebrenjtë, sekte të tjera besojnë në Zotin, mos harroni.
Ju duhet të mendoni dy herë para se të copëzoni më shumë pjesë me shpatën tuaj
Sepse keni ndaluar krijimin e jetës për të ndërtuar arkivole më shumë
Shiko se feja ime më urdhëron mua për të kultivuar dhe kthyer paqen nëse nuk ka
Këto mbrapshtira që predikoni dhe prodhoni nuk është Islami im.
Kjo urrejtje që predikoni nuk është Islami im
Ky barbarizëm që flisni nuk është Islami im
Ky mesazh që ju po shkulni nuk është Islami im
NUK ËSHTË! DHE S’MUND TË JETË!

Të ngjashme

Lëxo
Close
Back to top button