FrazaKëshille e PytjeMësime Islame

Njëzet thënie të urta nga Imam Aliu – paqja qoftë mbi të

Ndër qindra thënie të urta të Hazret Imam Aliut (paqja qoftë mbi të) janë edhe këto njëzet perla urtësie:

1. Nëse i verbri nuk e sheh diellin nuk do të thotë që nuk ekziston.

2. Thënia e të vërtetës është shpëtim i njeriut.

3. Trupi shëndoshet me agjërim.

4. Dorështrënguarit i ngushtohet zemra.

5. Bindja ndaj Zotit është fitore.

6. Varfëria është vuajtje e madhe.

7. Agimi ka aguar për atë që ka sy.

8. Kokëfortësia e shkatërron mendjen.

9. Kur rritet aftësia, zvogëlohet frika.

10. Feja gremiset me vdekjen e dijetarëve.

11. Rroba e shpëtimit nuk vjetërsohet.

12. Dyfishoje bamirësinë tënde me ndjesë.

13. Durimi sjell fitim.

14. Ruajtja e gjuhës është shpëtim për njeriun.

15. Heshtja sjell qetësinë e trupit.

16. Zemra kthjellohet me besimin.

17. Mjaftimi me pak e bën jetën e kënaqshme.

18. Vizito të afërmit e tu që të shtohet nderi.

19. Falja e natës është ndriçim i ditës.

20. Heshtja është mbulesa e paditurisë.

Të ngjashme

Back to top button