
Nevojat njerëzore që luajnë rol në krijimin e personalitetit
Nevojat njerëzore që luajnë rol në krijimin e personalitetit
Një thënie e bukur e Erich Frommit të shtynë të mendosh se personalitetin tënd duhet krijuar përmes rilindjes së vetvetes. Frommi thotë kështu: “Detyra më e madhe e njeriut është që ta lind vetveten”. Prandaj Frommi në krijimin e personalitetit i kushton rëndësi të veçantë lirisë dhe dashurisë për veten, ngase në momentin kur njeriu largohet nga mendimet e rregullat autoritative të tjetrit (në këtë rast i përmend rregullat e religjionit) atëherë ai shpërthen nga brendia e tij dhe realizohet një njeri i përkryer apo siç e quan i vetërealizuar.
Frommi identifikon pesë nevoja themelore njerëzore që përshtaten në pyetjen e përjetshme të kuptimit të jetës së një individi:
1. Nevoja për marrëdhënie – lidhje me njerëzit, kujdesi, respekti, dashuria në kuptimin më të gjerë, tejkalimi i izolimit dhe ndarjes pa mohuar unikalitetin.
2. Kreativiteti – dëshira për krijimtarinë, ndryshueshmërinë, ekspertimin në një gjë, në mënyrë që përmes kreativitetit të shprehet dashuria.
3. Qëndrueshmërin prejardhëse – nevojën për përkatësi, zbulimin e vëllazërisë dhe të binjakëzimit me gjithë njerëzimin.
4. Ndjenja e identitetit – individualiteti por jo konformiteti, shikimi i vetes si unik dhe i veçantë por gjithashtu edhe si pjesë e një grupi shoqëror.
5. Korniza orientuese – nevoja për të kuptuar botën, shoqërinë, kulturën dhe fenë në vendin e saj, si dhe kornizë orintuese me qëllim racional.
Autore: Ikballe Berisha Huduti
(Revista “Vlera”, nr. 26, maj/qershor 2018, fq. 30-31)