
MUZIKA DHE SHKENCA E SAJ E VLEFSHME
Instrumentet si daullja, zilet, neji (lloj fyelli) në të vërtetë janë si pulsi i gjithësisë të cilët janë nxjerrë nga rrahjet impulsive, e cila rrahje në gjithësi është faktor i zhvillimit të vet gjithësisë ndërsa në hallkën rituale këto melodi zhvillojnë dhe e thellojnë entuziazmin shpirtëror të një dëgjuesi.
Muzika është një lloj i shprehjeve shpirtërore, pra duke mos pasur nevojë për të formuar fjalë të kota me anë të muzikës si gjithësi lajkatare ne mund të shprehim mendimet tona emocionale. Muzika në të njëjtën kohë është gjuhë e gjithësisë, universit, muzika është gjuhë e grimcave të atomit, muzika është ritual i engjëjve.
Njeriu i cili e njeh këtë gjuhë, tjetrin të cilin ai do të ketë përballë mund ta vë në lëvizje me ekzistencën e tij. Atëherë mund të themi që muzika ndikon në mendimet, në idetë po ashtu edhe në gjithë pjesën e jetës ekzistuese. Megjithëse të gjitha zhanret muzikore kanë dallime, por vetëm një gjë kanë të përbashkët thirrjen e këndshme të ndjenjave emocionale. Entuziazmi muzikor të gjithë shpirtin e njeriut e merr dhe e dërgon në një botë tjetër.
Disa lloje të zhanreve të muzikës ja shtojnë njeriut ndjenjat e trimërisë dhe të guximit. Madje edhe në arenat luftarake këndohen himnet. Ndonjëherë himnet aq kanë efekt saqë edhe ushtari i cili fshihet nga armiku, gjatë dëgjimit dhe këndimit të himnit fiton fuqi të sulmojë armikun pa e ditur se çka është frika dhe vdekja dhe pa e ditur se nga i vjen kjo forcë. Nëse vijmë deri tek ndjenjat e brendshme dhe nëse dimë të ligjërojmë në gjuhën e tyre atëherë edhe ato do të jenë në gjendje të entuziazmojnë dhe të kontrollojnë.
Gjatë organizimeve të meshave të sekteve të ndryshme fetare dhe ritualeve të cilat shoqërohen nga këto melodi, janë në gjendje të ngrehin ndjenjat e vërtetësisë tek njeriu. Siç e cekëm dhe më herët muzika llogaritet si gjuhë e gjithësisë dhe e grimcave, duke u bazuar në këtë, udhëheqësit e sekteve fetare dhe personat të cilët kanë funksione të larta shpirtërore, toka, guri, yjet në qiell dhe të gjitha krijesat e gjithësisë të gjitha këto kanë një gjuhë dhe një ndjenjë të përbashkët.
Atomet të cilat konsiderohen si grimcat e gjithësisë, meloditë që rrjedhin valë-valë nga një vegël muzikore e një dervishi na tingëllojnë kënaqësinë e tij të cilën ai e ndjen në shpirtin e tij të dashuruar. Këto melodi në përgjithësi kanë formuar kuptime të thella.
A thua pse këto melodi janë zgjedhur apo janë shtuar të shoqërojnë ritualet fetare?
Instrumentet si daullja, zilet, neji (lloj fyelli) në të vërtet janë si pulsi i gjithësisë të cilët janë nxjerrë nga rrahjet impulsive, e cila rrahje në gjithësi është faktor i zhvillimit të vet gjithësisë ndërsa në hallkën rituale këto melodi zhvillojnë dhe e thellojnë entuziazmin shpirtëror të një dervishi.
Bash dhe Sabai (meloditë të cilat përkujtojnë erën e veriut të agimit), ringjallje pas Kiametit (mbarimi i botës) këto i përngjajnë zgjimit pas vdekjes. Ezani i sabahut zakonisht këndohet nga ky mekam (melodi). Mesazhet që interpretohen nga Kurani si Suretul-Israfil të cilën e kërkon veshi i njeriut, si melodinë më të preferuar, zë që i jep jetë të vdekurit. Kësaj i ngjan edhe melodia e cila ekzekutohet nga instrumenti i nejit (lloj fyelli) apo si ringjallje e një shpirti të vdekur ku përball kësaj melodie shpirti i njeriut ngrihet dhe ringjallet përjetësisht.
(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 7, nëntor 2011, fq. 15)