ShëndetësiUncategorized

M’than t’smut !

 

Tetori, muaji i sindromës Down!!

 

M’than: “Ata që janë t’smutë me Down”- n’vend se me m’thane personat me sindromen Down. M’than: “Ata që vdesin shumë herët, hala pa i ba 14 vjet”- n’vend se me m’thane sa mirë qe jetë-gjatësia e personave me sindromën Down osht’ permirsu dukshem deri n’60-65 vjet. M’than: “Ata qe rrin ti me ta janë t’vonshem e ju bjen zhitoni ma vonë”- n’vend se me m’thane që shokeve tu ju duhet nji ndihmes pak ma e madhe për me e arrite atë çka duan ne jetë. M’than: “T’kam pa nji dite rrugës me atë djalin e smutë”- n’vend se me m’than t’pamë sa e lumtun u dokshe me shokun tand. M’than: “Duhesh me pase shume nerva e durim me ndejt krejt kohen me ta”- n’vend se me m’thane sa me fat je, qe je e rrethune me gjithe ate dashni. M’than: “Ata qe doken krejt njisoj e qe veç rrijne tuj keshe” – n’vend se me m’thane personat me sindromen Down i kane disa karakteristika t’njejta dhe i perjetojne t’gjitha emocionet. M’than: “Me ata qe merresh ti”- n’vend se me m’thane shoket qe e kaloni kohen bashk’. M’than: “Ajo shoqja jote qe osht’ me t’meta, qe so normal”- n’vend se me m’thane shoqja jote me nevoja t’vecanta. M’than: “Osht’ shume i eger, e vec cka t’don vet duhet me bo edhe kur ta ka keq”- n’vend se me m’thane osht pak kokëfort e i pëlqen me e mbajt mendimin e vet, derisa dikush n’mënyrë njerzore e binde për ta ndryshu nji sjellje a mendim t’caktum për t’mire. M’than: “ Jane barre e shoqnisë, se gjithë duhet mu marr dikush me ta, e t’varun prej dikujt”- n’vend se me m’thane me ndihmen tone, personat me sindromen Down mund te bajne nji jete te pavarur dhe bahen pjese aktive e shoqnisë.

 

Shkroi: Fjolla Rraci

 

 

Të ngjashme

Back to top button