
Mposhtja e dembelizmit
Hyrje
- “Kur jam pranë dembelit, ndjej një rëndesë në supin pranë tij”.
Një ditë, një mjek kishte shkuar për vizitë familjare te miqtë. Fëmija i vogë i shtëpisë nuk rrinte në një vend, lëvizte sa andej këndej. Një nga miqtë i thotë të zotit të shtëpisë: “Fëmija nuk ju paska ngjarë. Masha’Allah qenka shumë i shkathët”. I zoti i shtëpisë i përgjigjet: “Gjallëria e botës shpirtërore të babait është pasqyruar te gjallëria e botës së jashtme të fëmijës”.
Shkathtësia dhe dembelizmi
Në fakt çdo njeri me krijimin e tij ka një shkathtësi por, me kalimin e kohës, nëse ai nuk arsimohet, dembeloset dhe bëhet një “vrasës i kohës” duke e kaluar atë bosh.
Ujërat e ndenjura në një kohë të shkurtër fillojnë të mbajnë erë, ndërsa ujërat që rrjedhin qëndrojnë gjithmonë të pastër.
I Dërguari i Allahut, Muhamedi (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) nuk e ka përshëndetur një njeri që rrinte kot kur ai kaloi pranë tij, por në kthim, sa shihte që i njëjti person po bënte diçka, e përshëndeste patjetër. Ato gjëra që e bëjnë dembel një fëmijë të shkathët, janë shembujt e këqinj që sheh në mjedisin ku jeton.
Ushtarët gjatë periudhës së ushtrisë patjetër gjejnë diçka për të bërë. Kjo strategji ushtarake, mund të zbatohet edhe në shtëpi. Fëmija nuk duhet ta kalojë kohën kot. Duhet bërë çmos që fëmija të merret patjetër me diçka. Një planifikim i tillëe ndihmon shumë fëmijën.